I gjori Herri Poter, në dollapin e tij poshtë shkallëve.
Secili pyet veten se çfarë mund të ketë bërë ky djalosh që të ketë shkaktuar zemërimin e Dërslejve: burri i tezes dhe tezja e tij groteske, si dhe djali i tyre po aq grotesk, torturat e të cilëve ndaj Herrit e bënë vajtjen e tij triumfuese në Shkollën Hoguarts për Magjinë, edhe më shumë triumfuese. E pra, shkrimtarja J.K. Rouling më në fund ka ofruar disa përgjigje.
Në një postim në “Pottermore”, shkrimtarja ka shkruar gjerësisht për historinë e Vernon dhe Petunia Dërslejt, që u takuan në mjediset e lodhura të një zyre. Petunia gjithmonë e mërzitur nga fakti që motra e saj shtrigë – Lili – ishte fëmija i preferuar i familjes. Në të vërtetë, lidhja e saj me Vernonin, një tip dukshëm i mërzitshëm, kishte qenë më shumë një rebelim ndaj faktit që motra e saj ishte unike.
Megjithatë, shumë shpejt u rrit shumë tensioni mes Vernon dhe shokut të Lilit, Xhejms Poter, dhe motrat u larguan edhe më shumë mes tyre. Lili nuk u ftua për të qenë dëshmitarja e nuses në martesën e Petunias, dhe Petunia as nuk shkoi fare në dasmën e Lilit.
Korrespondenca e fundit mes të dyjave ishte një letër nga Lili që i shkruante për lindjen e Herrit, e cila ishte hedhur menjëherë në kosh. Më pas, çuditërisht Dërslejt mbetën të shokuar nga gjetja e Herrit jetim në pragun e derës së tyre, rreth një vit më vonë, por pasi lexoi për vdekjen tronditëse të Lilit, Petunia ndjeu se nuk kishte zgjedhje tjetër dhe se duhej ta pranonte fëmijën.
“Ajo e bëri gjithë mërzi dhe gjithë pjesën tjetër të fëmijërisë së Herrit, e kaloi duke e ndëshkuar atë për zgjedhjet e veta”, zbulon shkrimtarja në lidhje me këtë. Zemërimi i Vernonit buron nga fakti që Herri i ngjan shumë babait të tij Xhejms, që ka motivuar edhe mospëlqimin e Severu Snejp. /Bota.al