Enciklopedike

Jo Girardelli, mbretëresha e “zjarrngrënësve”

Screen Shot 2015-05-06 at 09.14.09

Në fillim të viteve 1800, Jo Girardelli ishte magjistarja e re e zjarrit. Duke i parë nga një këndvështrim krejt i ri punët me zjarrin, Girardelli ishte në gjendje të përtypte objekte të kuqe të nxehta, pa i shkaktuar dhimbje ose dëmtime. Ata që e panë atë të luante me zjarrin çuditeshin për atë që ndodhte përpara syve të tyre. Girardelli ishte në gjendje të “shpëlante” gojën me acid nitrik pa i krijuar vrima djegëse në mishrat e gojës dhe në faqe.

Për të provuar që ajo kishte me të vërtetë acid në gojën e saj dhe jo një lëng të padëmshëm, ajo do ta pështynte atë në hekur, dhe metali to të shkrihej menjëherë. Girardelli gjithashtu do të luante me vaj të djegur, duke e mbushur gojën me të dhe duke e pështyrë jashtë, duke shkaktuar një zjarr të vogël kur e hidhte në dru. Joe Girardelli nuk ndalonte me kaq. Të gjitha “bëmat” e saj duhet të ishin më të mëdha dhe më interesante, këhtu që ajo filloi të përdorte dyll të nxehtë dhe plumb të shkrirë. Ajo nxehte objektet metalike, si për shembull lopatat sipër zjarreve të hapura dhe pastaj i shtypte ato në lëkurën e saj. Ajo madje ngjishte gjuhën në to. Në të gjitha këto veprime, mishi i saj mbetej ashtu siç ishte më parë – i padjegur.

Kjo u bë një temë e nxehtë gjithandej në Angli, dhe askush nuk ishte ndonjëherë në gjendje të kuptonte sesi ia dilte të bënte ato që bënte. Madje as skeptiktët nuk ishin në gjendje të provonin ndonjë truk nga ana e saj. Nuk ka ndonjë gjë të regjistruar për jetën e Joe’s pasi ajo u largua nga Anglia, dhe veprat e saj të çuditshme mbeten misterioze, sot e kësaj dite. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button