Aventura ushtarake e Vladimir Putinit në Rusi e ka rritur influencën globale të Rusisë, por ai nuk ka arritur gjithçka që ka dashur, shkruante Vladimir Frolov për Moscow Times. Fuqia ajrore ruse “e ka ndryshuar vërtetë trajektoren e luftës” dhe i ka lejuar aleatit tonë sirian, Bashar al Asad që të konsolidojë kontrollin mbi pjesën më të madhe të Sirisë Perëndimore. Dhe armëpushimi sirian për të cilin u ra dakord nga SHBA dhe Rusia në shkurt “reflekton në mënyrë të përsosur vizionin tradicional të Moskës për marrëveshje të tilla – superfuqitë që u diktojnë kushtet të tretëve”. Por Putini kishte shpresuar që të arrinte shumë më tepër nga kjo ndërhyrje. “Objektivi i tij i vërtetë ishte që të ringjallte formatin bipolar të bashkëpunimit Rusi-SHBA dhe rivalitetin për influencë, që ekzistonte gjatë Luftës së Ftohtë”, dhe ky mision mbetet i papërfunduar.
SHBA, për shembull, nuk tregon prirje ta zgjidhë luftën në Ukrainë, apo ndonjë konflikt tjetër përmes bisedimeve dypalëshe me Rusinë. Po kështu, SHBA nuk do e shohë Rusinë si një të barabartë, deri kur Kremlini të pushojë së pari gjithçka si një lojë me shumën zero, ku një fitore e SHBA është humbje e Rusisë. Në këtë moment, Rusia ‘ka fituar hapësirë manovruese duke u bërë pjesë e problemit”, dhe më pas duke u hequr qafe sërish, në formë zgjidhjeje. Një botë dypalëshe nuk do të vijë, nëse Rusia nuk fillon “kërkimin e zgjidhjeve të përbashkëta”./bota.al