Zodiak

Jo të gjithë meritojnë të qëndrojnë me një femër të shenjës së Bricjapit. Ajo është e rrallë

Bricjapët janë persona të rrallë. Truri i tyre është si “kodi i Da Vincit”, tepër kompleks. Një femër e kësaj shenje është misterioze, kërkon të jetë e lirë, merr vendime duke qenë e sigurtë. Hapat e saj janë tëngadaltë, mendohet dy herë përpara se të marrë një vendim. Mundohet të mos e shprehë mërzitjen, kur i ka ndodhur diçka që nuk i pëlqen, megjithëse zakonisht i parashikojnë ngjarjet e këqija, apo personat qënë fund do t’i zhgënjejnë. Ama duhet ta dish se është një arritje e madhe të bësh për vete një femër tëshenjës së Bricjapit.

Ajo shpreh shumë pak cilësi të vetes; lufton për të gjetur paqe me pasiguritë e saj, për të shfaqur vlerat e saj, si dhe për të besuar tek dikush. Thellësisht, një femër e kësaj shenje dëshiron të ndihet e dashuruar. Dëshiron që dikush ta bëjë ta prekë qiellin me dorë, që dikush t’i tregojë botën. Dëshiron ta përqafojnëfort, apo ta puthin edhe në sy të të tjerëve. T’ia shprehin dashurinë hapur, sepse dhe ajo dashuron me sinqeritet dhe pasion.

Një femër e kësaj shenje mendon se duhet kohë për të ndërtuar një besim reciprok. Ajo beson se janëgjërat e vogla ato më të rëndësishmet, gjestet e mirësjelljes dhe dashurisë. Edhe pse shpesh nuk e shpreh hapur dashurinë që ndjen, ajo dallohet në shumë veprime se sa ndjen për një person.

Është energjike, e qeshur, e dashur. Prania e saj është shërim edhe vetëm me një buzëqeshje që dhuron. Ajo ndjek një rutinë të njëjtë përditë dhe i jep prioritet ëndrrave dhe objektivave të saj. Mendon se me punë të fortë mund të arrihet çdo gjë.

Një femër e shenjës së Bricjapit interesohet shumë për personat që bëhen pjesë e jetës së saj dhe duke qenë një person i besuar për të tjerët, ata i hapen për problemet që kanë. Duken të forta e të ftohta nëpamje të parë, por ata që i njohin realisht, e dinë se janë shumë të dashura dhe me një zemër flori.

Back to top button