Gjithë bota është sy e vesh ndaj asaj që po ndodh në Korenë e Veriut pas njoftimit se u testua bomba me hidrogjen. Skeptikët janë të shumtë dhe SHBA-ja thotë se nuk ka të dhëna të besueshme të qërtetohet shpërthimi i një bombe të tillë. Kim Jong Un arriti të marrë edhe një herë tjetër vëmendjen e gjithë botës falë ideve të tij të çmendura. Por megjithëse kjo e fundit nga përmasat është tjetet shqetësuese, nuk shtë hera e parë që Kim “prodhon” ide të tilla. Ja 10 urdhrat më të çmendur të tij që kanë hapur shumë diskutim:
Gjithë studentët meshkuj në Korenë e Veriut duhet të kenë model flokësh si të diktatorit Kim Jong Un.
Koreja e Veriut ka 28 modele flokësh për meshkuj dhe femra, kush bën një model ndryshe nga këta, dënohet.
Qeveria e Koresë së Veriut nuk ka një politikë zyrtare përsa i përket modelit të flokëve, por ndalohet mbajtja e flokëve të gjatë pasi dëmtojne trurin.
Koreja e Veriut ka një politikë specifike për modën, ndalohen pantallonat për femrat, ndalohen xhinset për të dy sekset dhe ndalohen veshjet me fjalë në anglisht.
Kim Jong Un ushqeu disa qen me trupin e pajetë të xhaxhait të tij.
Kin jong Un ekzekutoi ish-të fejuarën e e tij dhe një grup muzikor pasi sipas tij kishin xhiruar një video pornografike.
Kim Jong Un ekzekutoi një zyrtar të lartë duke e djegur me flakëhedhëse.
Ashtu si ISIS, edhe Kim ka ekzekutuar një zyrtar të tij me kundërtank.
Koreja e Veriut prodhoi smartfonin e vet të quajtur Pyongyang Touch.
Kim Jong Un rrëmbeu regjizorin e famshëm Shin Sang dhe bashkëshorten e tij, për t’i detyruar të ringrejnë kinematografinë koreanoveriore. Ata u mbajtën peng tetë vjet deri sa u arratisën./gazetatema.net