Teksa eklipsi do të zhysë pjesën më të madhe të Europës – bashke me të edhe Ballkanit – në errësirë këtë të premte, pritet që të shohim edhe dy ngjarje të tjera të rralla, ndonëse më pak spektakolare: Superhëna dhe ekuinoksi i pranverës.
Superhëna ndodh kur hëna e plotë ose hëna e re i afrohet më së shumti Tokës, gjë që e bën të duket më të madhe se sa normalisht. Dhe ekuinoksi i pranverës i referohet asaj kohe të vitit kur dita dhe nata kanë kohëzgjatje të barabartë.
Eklipsi diellor i referohet fenomenit ku dielli dhe hëna reshtohen në një vijë të drejtë, kështu që kjo e dyta e fsheh të parin. Dhe ndërkohë që nuk do të preket prej dy ngjarjeve të tjera, rrallëherë ndodh që të tre ngjarjet të ndodhin, qoftë edhe të vetmuara.