Analiza

Jo vetëm naftë. Kështu financohet ISIS

Louis Shelley, profesore në Universitin George Mason, përkufizon shtetin islamik “një operacion kriminal i larmishëm”, të aftë të financohen përmes kontrabandës dhe pornografisë

isisi

Një organizatë terrorriste kushton shumë. Është e nevojshme, për ta mbajtur gjallë, duke i motivuar njerëzit, trainuar ata e furnizuar me mjetet për të goditur armiqtë, që – në rastin e Isis – janë perëndimorë të gjithë.
Shteti Islamik, përveç naftës, përdor kanale alternative për t’u financuar e në këtë mënyrë duke mbështeur terrorristët. Prandaj që Louise Shelley, profesore në Universitetin “George Mason”, ka përcaktuar shtetin Islamik si një “operacion kriminal të larmishëm”.
Sipas profesores, çdo operacion terrorrist i suksesshëm lind nga një biznes ekonomik i frytshëm. Në kohët e Osama bin Ladenit paratë arrinin kryesisht nga pasuria e madhe e familjes së kreut të Al Qaedas, ndërkohë që Isis financohet përmes donacioneve të shteteve të Gjirit (që, megjithatë, fillojnë të distancohen, të paktën nga këndvështrimi ekonomik) e përmes tregtisë së duhanit kontrabandë dhe – e pabesueshme ta thuash – pornografisë.
Një formë tjetër fitimi nga Isis është shitja – përmes Ebay-t – e mallrave artistike të zbuluara e më pas të hequra në qytete të vendeve që i janë nënshtruar Shtetit Islamik. Është kjo në të vërtetë një thelë e tregut që nuk sjell shumë pasi, siç vuri në dukje Shelley, janë pak klientët e gatshëm të derdhin paratë në shifra shitjesh rekord për veprat e artit.

Leave a Reply

Back to top button