Ndërsa një tjetër padi e godet aktorin, duke e akuzuar atë për krijimin e një mjedisi pune “toksik”, statusi i tij si njeriu më i kërkuar i industrisë udhëheqëse nuk tregon shenja rënie.
Lajmet tingëllojnë si një ditë tipike në det për Captain Jack Sparrow: “paqëndrueshmeri”, “pamaturi”, “vese”, “kaos”, “stuhi”.
Personazhi i Pirates of the Caribbean është, në fund të fundit, një pirat i dehur që lundron nëpër dështime dhe fatkeqësi.
Megjithatë, Johnny Depp nuk është Sparrow, i cili akuzohet për zhvillimin e një dramë që nuk shfaqet në ekran por në gjykatë.
Dy truproja ngritën një padi këtë javë, e cila shfaqte anën e errët të Depp, duke hedhur dyshime mbi të ardhmen e tij si njeriu më i pëlqyeshëm dhe ndoshta më i dashur i Hollivudit.
Padia përfsjinte shumë kërkesa mbi pagat e papaguara dhe kushtet e punës , gjë që tregon një mënyrë jetese në trajtë kaosi dhe jofunksionale.
Padia pretendon: Shpeshherë paditësit janë detyruar të mbrojnë Depp nga vetja dhe veset e tij kur janë në publik. Një incident në një klub nate, ku kishin qenë prezent dhe paditësit, ata kishin parë substanca ilegale të dukshme në fytyrën e tij, gjë që e shfaqte dhe sjellja e tij./The Guardian-Bota.al