Speciale

“Joie de vivre”! Parisi, tjetërkund

Screen Shot 2015-11-20 at 12.36.06

Larg prej skenave të policisë dhe memorialeve, një fotograf gjen një popull sfidues dhe krenar, që refuzon të lejojë që një natë tragjike të shkatërrojë mënyrën e tij të jetesës. Fotografitë janë të Tomas van Houtryve / CNN

Mëngjesin pas sulmeve në Paris, Tomas van Houtryve lëvizi nëpër qytet dhe u habit nga ajo që pa. “Gjëja që më befasoi fillimisht ishte se, sa shumë njerëz kishin dalë”, thotë van Houtryve, një fotograf që ka jetuar në Paris, nga viti 2006. “Kafenetë janë hapur. Makinat e plehërave vazhdojnë punën. Ndjeva që kishte një ndjesi të mrekullueshme vetëshërimi, dhe kaq shumë njerëz që kishin dalë duke vazhduar jetën e tyre të përditshme, pavarësisht mbrëmjes së tmerrshme të një nate më parë”.

Parisi po bënte më të mirën për t’iu rikthyer normales, vetëm disa orë pasi një seri sulmesh të koordinuar vranë të paktën 129 vetë dhe plagosën qindra të tjerë.

“Pashënjerëzit që blinin shampanjë, lule e të tjera si këto”, thotë fotografi. “Nga njëra anë ishte befasuese. Nga ana tjetër, isha i lumtur, që kjo pjesë kaq speciale e Parisit – gëzimi i të jetuarit – nuk ishte njollosur”./CNN – Bota.al

Screen Shot 2015-11-20 at 12.36.29

Nje grua ndez cigaren ne Rue des Mathurins, nje rruge ne Paris

Screen Shot 2015-11-20 at 12.36.38

Nje kopje e Statujes se Lirise shihet ne fundin e l’Allée des Cygnes

Screen Shot 2015-11-20 at 12.36.45

Nje vajze ecen mes skeleteve ne Muzeun e Paleontologjise

Screen Shot 2015-11-20 at 12.36.53

Nje varke lundron pergjate Senes, drejt Pont de Bercy.

 

Screen Shot 2015-11-20 at 12.37.14

Nje cift pozon per nje fotograf ne hyrjen e Muzeut te Louvre

Screen Shot 2015-11-20 at 12.41.04

Dritat e nje klubi nate reflektohen ne nje stacion autobusi

Leave a Reply

Back to top button