Bota

Jordania, hakmarrja për pilotin vazhdon. Gati pushtimi nga toka

Screen Shot 2015-02-10 at 2.53.39 PMUshtria jordaneze është gati të hyjë në Irak nga toka. Lajmin e ka bërë të ditur Nbc, duke iu referuar burimeve nga Ammani, kryeqyteti i Jordanisë. Sipas këtyre burimeve, trupat janë vendosur në pozicione për të penguar infiltrimet e luftëtarëve të ISIS në Jordani, por edhe për të dhënë një demonstrim force, pas vrasjes së pilotit jordanez i cili o dogj i gjallë nga ISIS.
Javën që kaloi, mbreti jordanez u zotua se do të hakmerret për vdekjen e pilotit, duke intensifikuar operacionet ushtarakë kundër ISIS, që e ka quajtur “një organizatë terroriste e cila nuk po lufton vetëm kundër nesh, por edhe kundër Islamit dhe vlerave të tij të shenjta”.

Leave a Reply

Back to top button