Horizonti.al

Jorgoneion, koka e prerë e Meduzës si hajmali

Screen Shot 2016-05-26 at 14.19.00Që në ditët e Greqisë së lashtë, koka e prerë e Meduzës ka qenë çuditshërisht një hajmali e fatit të mirë. Imazhi i kokës së prerë (i quajtur jorgoneion) i vendosej çdo gjëje. Kur vendosej tek mburoja, ajo besohej se mbronte njerëzit që shkonin në luftë. Kur përdorej si një maskë e veshur nga aktorët, mendohej se i mbronte këta të fundit nga mallkimi i syrit të keq.

Imazhi i kokës së Meduzës ishte kudo, në çdo rast me besimin se do të mbronte mbajtësin. Ajo mbahej edhe nga Minerva, duke forcuar besimin se zotëronte fuqi mbrojtëse. Imazhi i gruas me gjarpërinjtë në vend të flokëve, ishte nga përralla epike greke e Perseut dhe Meduzës. Ajo ishte një nga tre motrat, dhe motra e vetme që ishte i vdekshme.

Pasi Perseu i preu kokën me urdhër të mbretit të Serifos, Polidektesit, ai u përndoq nga motrat e saj të pavdekshme. Para se Meduza të vritej, ajo ishte e dashura e Poseidonit. Në momentin e prerjes së kokës, Meduza lindi fëmijët e tyre, Pegasusin, një kalë me flatra, dhe Krisaorin (i cili është përshkruar në ndonjë rast si një gjigant, dhe nganjëherë si një derr me krahë), teksa ata dolën nga koka e saj e prerë.

Ndërsa shkrimet më të hershme mbi Meduzën dhe motrat e saj, i përshkruajnë ato si demonë të shëmtuar, nganjëherë thuhet se është koha fatqeke ajo që e ktheu Meduzën dikur të bukur në një përbindësh me flokë-gjarpërinj. Kur ajo dhe Poseidoni përdhosën një vend të shenjtë për Atenën, ajo u mallkua për t’u bërë përbindësh, dhe tashmë mbahet më mirë mend në këtë variant./bota.al

Leave a Reply

Back to top button