Bota

“Ju perëndimorët doni të na rikolonizoni. Terroristët do të pushtojnë Mesdheun dhe Europën”. Bisedat e zbardhura telefonike Gadafi- Bler (të plota)

gb

Biseda e plotë telefonike Gadafi – Blair

Tony Blair: Alo, jam përpjekur të të kontaktoj gjatë ditëve të fundit. Eshtë një situatë shumë e vështirë dhe serioze. Të lutem, më thuaj se çfarë po ndodh.

Gadafi: Faleminderit për telefonatën, Z. Blair. Askush nuk më ka thënë që je përpjekur të më telefonosh. Dua të të them të vërtetën. Nuk është një situatë aspak e vështirë. Historia është thjeshtë kjo: një organizatë ka krijuar celula të fjetura në Afrikën veriore. E quajtur Organizata e Al Kaedës në Afrikën Veriore (Mahada Islamike?) Ata nuk përdorin fjalët arabe, përdorin islamike. Celulat e fjetura në Libi janë të ngjashme me celulat e fjetura në Amerikë para 11 shtatorit. Krejt papritur, atyre iu dhanë udhëzime të sulmojnë rajonet e policisë dhe të shkaktojnë trazira. Ata arritën të sigurojnë armë. Krejt papritur u sulmuan ndërtesat dhe pati shkëmbime zjarri. Viktima shumë të kufizuara nga të dy anët. Policia u zu në befasi kur u sulmua. Nuk është taktika e tyre që të bëjnë demonstrata, nuk është lloji i tyre. Ata kanë arritur të sigurojnë armë dhe të terrorizojnë njerëzit. Njerëzit nuk dalin dot nga shtëpitë. Ata janë kërcënuar me armë. Ata kanë arritur të krijojnë baza lokale dhe në Bengazi kanë përhapur idetë…

Lexojeni te plote me poshte:

[real3dflipbook id=”802″]


Leave a Reply

Back to top button