Ai është artisti më i ri me miliona fansa në mbarë botën. Famën e ka nisur shumë i vogël, që në vitin 2009 kur Usher zbuloi videot e nënës së tij në YouTube, e cila kishte postuar Justin Bieber duke kënduar këngën e Chris Brown “With You”. Më pas, ai u interesua ta takonte djaloshin që mbante edhe koncerte në rrugët e Los Angeles me kitarën e tij në dorë. Pas shumë vitesh, me mjaft punë dhe talent, bota tashmë njeh një artist të ri me shumë potencial për të dhënë më të mirën në atë që bën.
Ai ka kaluar nëpër periudha tepër të vështira. Fama ndikoi për keq edhe tek Justin Bieber, duke e bërë të përfundojë i droguar, të përfundojë në burgje, të zihet me personalitete të tjerë publikë, si me Orlando Bloon, sherri me të cilin u përhap mjaftueshëm në kohën kur ndodhi.
Mirëpo duket sikur që me albumin e ri “Purpose”, ai ka ndryshuar totalisht. Për këtë është shprehur se ka një arsye pse ka ndryshuar. Arsyeja është besimi në Zot. Mund të shohim shumë postime të tij, në të cilat shprehet i lumtur për këtë fakt dhe mezi pret të shkruajë dhe të tregojë dashurinë që ai ka për Zotin që e ka ndihmuar t’i kalojë tashmë periudhat e vështira të jetës së tij.
Së fundmi, në Instagram ai ka postuar një foto si post dhe një tjetër si story, në të cilat i nxit edhe fansat e tij të besojnë në Zot. Fjalët e artistit të ri ishin : “Të duket sikur nuk me më asnjë mundësi për t’ia dalë mbanë? Të duket sikur je i/e pashpresë? Të duket sikur nuk je asnjëherë mjaftueshëm i/e aftë në diçka? Po sikur unë të të thoja se ekziston një Zot që mezi po pret të të takojë, kudo ku ti ndodhesh? Po sikur unë të të thoja se ai mund të largojë dhimbjen, turpin, mëkatet dhe frikërat e tua? Zoti është çmendurisht krenar për ty dhe e dashuron çdo gjë që ka lidhje me ty”. / Bota.al