Personazhe

Justini, Justiniani & Theodora

Screen Shot 2015-04-26 at 18.39.26

I lindur në vitin 483, Perandori Bizantin Justiniani erdhi nga një familje fshatare latinisht-folëse, me origjinë Ilire, dhe gjithmonë e fliste greqishten me një theks të tmerrshëm. Emri i tij i vërtetë ishte Petrus Sabbatius, por ai e mori emrin Justinian për nder të xhaxhait të tij, Justin, i cili ishte bërë komandant i rojeve të pallatit, pasi ai dhe shokët e tij ishin nisur për në Kostandinopojë, me asgjë më shumë sesa “rrobat që kishin në trup, dhe pakëz bukë në xhepat e tyre”. Pasi Perandori Anastasius vdiq pa një trashëgimtar, Justini, i cili komandoi vetëm forcat ushtarake efektive në qytet, u bë pasardhësi i tij (megjithëse vetë Justini pretendoi se ishte bërë perandor jashtë dëshirës së tij, pasi turma kërcënonte të protestonte derisa zyrtarët të përballeshin me të dhe të zgjidhnin një sundimtar të ri).

Derisa Justini u ngrit përmes rangjesh për t’u bërë perandor, ai asnjëherë nuk kishte marrë një edukim zyrtar dhe Justiniani ndoshta u bë një këshilltar kyç ndaj xhaxhait gjatë sundimit të tij, gjë e cila e ndihmoi të përgatitej për sundimin e vet. Rreth vitit 521, atij i ishte dhënë grada e konsullit dhe ai i shkroi letër Papës, duke iu referuar Perandorisë si “shteti ynë”. Në fund Justiniani e pasoi xhaxhain e tij në vitin 527, duke u bërë zyrtarisht bashkë-perandor, katër muaj më herët. Sundimi i tij 38 vjeçar do të shihte reforma madhore qeveritare dhe ligjore, si edhe fushatat për të rimarrë Afrikën Veriore dhe pjesërisht Italinë.

Jo më pak e pazakontë sesa historia e Justinit dhe Justinianit ishte ngritja e gruas së Justinianit, Theodorës. Babai i saj kishte qënë stërvitës arinjsh në hipodromin e famshëm, dhe vetë Theodora u bë një aktore, një profesion shpesh i shoqërizuar me prostitucionin. Është e mirë dokumentuar që ajo ushtronte influencë të konsiderueshme mbi burrin e saj dhe e përdori pozicionin e saj për të mbrojtur të drejtat e grave Romake të të gjitha klasave. Ajo ndoshta e shpëtoi fronin e Justinianit gjatë protestave Nika, të cilat filluan mbi garat e karrove dhe shpejt kërcënonin të përfshinin të gjithë qytetin. Ndërsa Justiniani mendonte të largohej me anije, Theodora bëri deklaratën e famshme:“Kurrë nuk do ta shoh ditën, kur nuk do të përshëndetem si perandoreshë”. Protestat më pas u shtypën dhe sundimi i Justinianit u sigurua. /Bota.al

Tjetra: Ivaylo Lakra, Car i Bullgarëve

E meparshmja: Maximinus Thrax, Perandor i Romës


Leave a Reply

Back to top button