Juve-Inter nuk merr fund asnjëherë. Pas polemikave në fushë dhe atyre në video, dje administratori bardhezi, Beppe Marotta kishte folur për “kulturë të humbjes”. Sot ka folur edhe John Elkann, president i Exor, kompania që ka në pronësi Juventusin. “Eshtë shastisëse aftësia e Interit për të mos ditur të humbasë, edhe pse është mësuar. Unë isha në stadium, ishte një ndeshje e bukur, pozitive edhe nga zikaltërit. Më vjen keq që më pas krijohen polemika pas një sfide të bukur, që Juve meritoi ta fitojë duke luajtur mirë. E rëndësishme është të kuptohet mirë ajo që ndodh në fushë dhe të pranohet sportiviteti që Juve ka shfaqur gjithmonë”. /bota.al
Less than a minute