Kryevepra nuk erdhi, tripleta prej legjende u sfumua pikërisht në momentin më të bukur nga goli i Luis Suarezit, që i dhuroi Barcelonës Kupën e Kampionëve të Europës në momentin më të mirë të Juventusit. Shoqëria bardhezi e ka falënderuar: “Na dhurove një ëndërr”. Ai, Masimiliano Alegri falënderon djemtë e tij: “Nuk kam keqardhje për asgjë, luajtën një ndeshje shumë të mirë – thotë tekniku bardhezi. Në rrafshin teknik dhe taktik ishte një ndeshje e luajtur mirë nga të dy skuadrat. Në pjesën e parë rrezikuam disa herë, por pastaj arritëm tëgodasim. Sigurisht nuk duhet të harrojmë që përballë kishim Barcelonën: për fat të keq nuk mundëm të shënojmë në momentin tonë më të mirë, dhe pas kësaj pësuam gol.
“A mund të reduktojmë më tej hendekun me Barcelonën? Shikoni, mbërritëm në finale dhe më shumë se kaq nuk mund të bënim. Tani duhet të konsolidojmë pozicionin tonë mes tetë më të mirave të Europës. Golat e pësuar? Kur luan ndaj kampionëve të mëdhenj duhet të bësh kujdes të mos pësosh atëherë kur të duket se e ke ndeshjen në dorë. Pastaj është e qartë se episodet ndikojnë në ecurinë e ndeshjes. Dhe ne ishim me më pak fat se Barcelona.”/Bota.al