Kanë kaluar vetëm 9 javë në Seria A dhe skuadrat kanë treguar fytyrat e tyre për këtë sezon. Juventus është skuadra e cila ka shënuar më shumë gola nga të gjitha, duke bërë që të trembet çdo kundërshtar. Edhe pse ndodhet në vendin e tret ku duket se në start e ka humbur garën për titull, zonja e vjetër mund të quhet një makinë golash.
Skuadra nga Torino ka prekur rrjetën kundërshtare 27 herë, që shënon kështu një rekord për që prej kohës së krijimit të Serie A, në sezonin e largët 1929-1930, shkruajnë mediat në Itali. Hera e fundit që shënohej ky numër golash pas 9 ndeshjes ka ndodhur thuajse gjysmë shekulli më parë, bë sezonin 1959-1960, kur Juventus me emra si Bonipertie Sivori shkatërronte çdo kundërshtar madje me shumë gola. Rekordin absolut për sasinë e golave e mban gjithsesi Milan në sezonin 1950-51 me 33 rrjeta, afërsisht 4 gola në çdo ndeshje./A.B./Bota.al