Sport

Juventusi po interesohet për portierin e kombëtares së Shqipërisë

Lajmi që deri dje ka qarkulluar vetëm në formë thashethemesh, ka marrë një hije serioziteti me botimin e tij në të përditshmen italiane “Tuttosport” e ka futur në rrethin e merkatos së Juventusit, klubit që kur hyn në merkato, minimalisht 70% të objektivave i realizon, kjo edhe falë financave të shëndosha. Pikërisht Thomas Strakosha ka përfunduar në objektivin e Juventusit.

Bardhezinjtë kërkojnë një pasardhës për Buffon, duke synuar të ndërtojnë një cikël të mirëfilltë me emrin e ri dhe portieri i Lazios dhe i përfaqësueses shqiptare, është një prej atyre që janë piketuar nga drejtuesit e klubit. Lista e merkatos së Juventus është e përbërë nga 50 emra që monitorohen, pasi mes tyre do të përzgjidhen ata që do të jenë blerjet më të reja të klubit italian.

Leave a Reply

Back to top button