Covid19

Ka shpresë për Italinë, sa ishte bilanci për sot

Italia raportoi sot 454 vdekje nga koronavirusi, 21 më shumë sesa të dielën, duke e çuar numrin e vdekjeve në 24.114.

Për herë të parë, numri i personave që janë infektuar aktualisht ra me 20 në 108.237.

“Këto janë të dhëna pozitive pasi tregojnë se numri i personave që janë pozitivë me virusin po bie,” tha Angelo Borrelli, shefi i autoritetit të mbrojtjes civile në Itali, para gazetarëve.

Deri më tani, 48.877 persona janë shëruar.

Cifti kinez që ishin rastet e para të konfirmuara në Itali në fund të janarit, janë larguar nga spitali i San Filippo Neri i Romës, ku ata iu nënshtruan rehabilitimit për më shumë se tre javë në kujdes intensiv në spitalin Spallanzani për sëmundje infektive.

“Ata janë në gjendje të shkëlqyer dhe dërguan një letër falënderimi për spitalet që i shpëtuan dhe u kujdesën për to,” tha Alessio D’Amato, këshilltar shëndetësor për rajonin Lazio./bota.al

Leave a Reply

Back to top button