Letersi

“Kali i luftës”, 1982

Screen Shot 2015-06-11 at 11.27.03Seria: Libra për fëmijë që i bëjnë të rriturit të qajnë

Librat për fëmijë ndonjëherë trajtojnë tema të trishta, si një mënyrë për të prezantuar fëmijët me vështirësitë e pashmangshme dhe momentet e këqinj të jetës. Gjëja më interesante është se kur të rriturit i lexojnë këta libra, ata kuptojnë dhe rrokin realitetin e temës shumë më thellë se sa fëmijët. Si pasojë, këta libra të shkruajtur për fëmijë kanë fuqinë t’i bëjnë të rriturit të shpërthejnë në lot.

“Kali i luftës”, 1982

Michael Morpurgo

Shkrimtari anglez, Michael Morpurgo ka shkruajtur më shumë se 120 libra. Ai është pjesëtar i Urdhërit të Perandorisë Britanike dhe ka qenë fitues i Cmimit për Letërsinë për Fëmijë në Britani, në vitet 2003, 2004 dhe 2005. Romani i tij më i famshëm është “Kali i Luftës”. Rrëfimtari në libër është Joey, kali i titullit të librit. Në vitin 1914, Joey i shitet ushtrisë dhe përfundon në frontin e perëndimit, në mesin e Luftës së Parë Botërore. Kjo gjë formon dy histori shumë emocionale. E para është kasaphana e luftës – ushtarët shpesh herë lidhen shumë me kalin, dhe shumë prej paragrafëve prekës prekin pikërisht lidhjet mes njerëzve dhe kafshëve.

Historia e dytë shumë prekëse është dëshira e zjarrtë e Joeyt për t’u kthyer në shtëpi, në fermë, me djalin që e do aq shumë. Në vitin 2007, romani fitoi më shumë popullaritet kur u përshtat duke u vënë në skenë. Më pas në vitin 2011, ai u shndërrua në film, të cilin kritika e vlerësoi shumë. Të dy këta prodhime, që i bënë të rritur të qajnë, sollën vëmendjen tek libri “Kali i Luftës”, dhe ky u shndërrua në bestseller, duke u dhënë të rriturve shansin për të qarë për këtë histori, në tre mediume të ndryshme.

Leave a Reply

Back to top button