Kalifati Umajad ishte i dyti ndër katër kalifatet islamike, i krijuar pas vdekjes së Muhamedit. Ai u udhëhoq nga dinastia Umajade, emri i të clës buron nga Umaja ibn Abd Shams, stër-stërgjyshi i kalifit të parë Umajad. Ndonëse familja Umajade erdhi fillimisht nga qyteti i Mekës, kryeqyteti i Kalifatit të tyre ishte Damasku.
Me kalimin e kohës, ai do të mbulonte më shumë se pesë milion milje katrorë, gjë që e bënte perandorinë më të madhe që kish parë bota deri në atë kohë, dhe perandoria e pestë më e madhe që ka ekzistuar ndonjëherë.
Umajadëd krijuan shtetin arabo mysliman më të madh të historisë. Që nga koha e Muhamedit e deri në vitin 1924, kalifate të njëpasnjëshëm janë mbajtur nga dinasti të ndryshme – teksa më i fundit ishte Perandoria Otomane. / Bota.al