Your Life

“Kam parë tim atë të dhunonte fizikisht mamanë time”. Mesazhi i Will Smith do t’ju lërë pa fjalë

“Isha tmerrësisht i frikësuar kur jam bërë baba, ama e dija se nuk doja të isha si im atë që rrinte shumicën e kohës i acaruar. Unë vetë kam qenë një fëmijë i edukuar dhe xhentil, ama pavarësisht këtyre karakteristikave jam rrahur dhe goditur kushedi sa herë nga im atë. Pra, me pak fjalë, jam rritur në njëfamilje ku agresioni fizik ishte prezent në pjesën më të madhe të kohës.

Kam pasur plagë të jashtme dhe të brendshme. Kam parë edhe tim atë të dhunonte fizikisht mamanë time. E imagjinoni dot se sa e dhimbshme është një skenë e tillë për një fëmijë? Unë e kam përjetuar dhe di tëthem se ngjarje të tilla të lëndojnë emocionalisht. Im atë, kur acarohej, shndërrohej në personin më të egër dhe më pa tru që kam njohur ndonjëherë.

Ai nuk e kuptonte rëndësinë e shkollës. Më thoshte herë pas herë se e kisha të kotë që shkoja në shkollë, se në fund nuk kisha për të dalë askush në jetë. Pavarësisht këtyre fjalëve, unë shkoja dhe mësoja shumë, sepse e dija që çfarëdo gjëje që dikush do të bëjë, duhet ta bëjë mirë. Kjo gjë mësohet vetëm me studim”. – Fjalët e Will Smith, që së fundmi ka mbushur 53 vjeç.

Back to top button