Bota

Kamikazi me rrip shpërthyes rrëmben avionin egjiptian me 81 pasagjerë në bord, kërkon të ulet në Qipro

Screen Shot 2016-03-29 at 10.19.06

QIPRO- Autoriteti i aviacionit civil në Egjiptit thotë se një avion i linjës “EgyptAir” është rrëmbyer ndërsa fluturonte nga qyteti bregdetar egjiptian i Aleksandrisë drejt kryeqytetit Kajro.

Një zyrtar i qeverisë së Qipros thotë se avioni i rrëmbyer u ul mëngjesin e së martës në aeroportin në Larnaka, ndërsa thekson se ka dyshime për një bombë në bord, transmeton Balkanweb.

Një tjetër zyrtar qipriot thotë se “dyshohet se në avion ka më shumë se një rrëmbyes”.

Ai thotë se nuk ka pasur kërkesa të tjera, përveçse kërkesës që automjetet policore të qëndrojnë larg nga avioni i ulur.

Mediat në Qipro konfirmojnë prezencën e kamikazit në avion. Sipas tyre ai ka veshur një jelek shpërthyes. Pasi hyri në kabinën e pilotit, ai i kërkoi atij që të drejtohej për në Qipro.

Vetë përfaqësuesi i kompanisë konfirmoi se është një rrëmbim. Ndërkaq, kanë filluar të zbresin nga avioni gratë dhe fëmijët.

Sipas autoritetit të aviacionit civil egjiptian në bordin e avionit të rrëmbyer ndodhen 81 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.

EGYPTAIR: JANË LIRUAR TË GJITHË PASAGJERËT, PËRVEÇ EKUIPAZHIT
Nga kompania “EgyptAir” njoftojnë se tashmë janë liruar të gjithë pasagjerët, përveç ekuipazhit. Në bordin e avionit ndodheshin edhe 5 shtetas të huaj, 3 britanikë, 1 italian dhe 1 irlandez.

Po kështu janë liruar edhe dy peshkopët e Patriarkanës së Aleksandrisë që ndodheshin në avion.

IDENTIFIKOHET PENGMARRESI I AVIONIT
Identifikohet personi që mori peng avionin egjiptian dhe e detyroi nën kërcënim të devijonte drejtimin dhe e uli në Qipro, transmeton Balkanweb.

Mediat e huaja raportojnë se ai është identifikuar si Ibrahim Samaha. Sipas informacioneve të para thuhet se ai nuk është egjiptian, por shtetas libian dhe kërkon azil politik.

Mediat qipriote theksuan se ai nuk ishte një terrorist. Qëllimi i tij ishte të shkonte në Evropë për të kërkuar azil politik.

Në të njëjtën kohë, autoritetet theksojnë se rrëmbyesi u ka dorëzuar atyre një letër me katër faqe në arabisht, që i drejtohej një gruaje në Qipro. Emri i saj është në dispozicion të autoriteteve, por ende nuk bëhet me dije.

NEGOCIATA ME KAMIKAZIN PER TE ZBRITUR PASAGJERET
Faqja zyrtare e kompanisë njofton se pas negociatave kanë nisur të zbresin pasagjerët me përjashtim të ekuipazhit të kabinës dhe 5 personave të huaj. Mediat e huaja raportojnë se pengmarrësit kanë lejuar të zbresin nga avioni gratë dhe fëmijët

Burime zyrtare por që kanë preferuar të mbeten anonime thonë se ka dyshime se pengmarrësi nuk ka vepruar i vetëm Ora 09:00 Kulla e kontrollit ne Larnaka mori lajmin se një avion kërkonte lejen të ulej rreth orës 7,30 me orën lokale, ndërkohë që avioni u ul në 7:50, sqaron policia qipriote.

“Reuters” duke cituar Radion shtetërore të Qipros thotë se 80­ 81 pasagjerë janë në bord me një person që mendohet se është i armatosur.

Ndërkaq, Al Jazeera, duke raportuar zhvillimet e fundit nga lajmi i rrëmbimit të avionit thekson se në bord ndodhet një kamikaz që është gati të hidhet në erë.

Leave a Reply

Back to top button