Kuriozitete

Karl Paul Gebauer, vjedhësi i sekreteve mes dy Gjermanive

secret

Gjermano-lindorët kishin një numër spiunësh, që vodhën sekretet ushtarake dhe industriale të Gjermanisë Perëndimore, dhe një nga më të rëndësishmit ishte Karl Paul Gebauer. Një punonjës i Sistemeve Speciale IBM, ai ofroi shërbimet e tij për Gjermaninë Lindore, ndërsa ishte i punësuar në Institutin e Kërkimeve dhe Testimit të Marinës, në objektin nr.71 pranë Kielit.

Figura e tij ishte pastruar nga kundërzbulimi, pavarësisht një historie kriminale që përfshinte burgimin për vdekjen e ushtaraku amerikan, menjëherë pas përfundimit të Luftës së II Botërore. Gebauer ishte një përfaqësues i sigurisë së materialeve të klasifikuara, të cilat ua dha gjermano-lindorëve.

Ai siguroi informacionet kyçe të Projektit Tenne, një sistemi komandues IBM i komunikimit për NATO-n. Në kohë lufte, informacioni do të lejonte komunistët të bllokonin sistemit e komunikimit të NATO-s, që parandalonte transmetimin e urdhrave nga komandantët dhe i detyronte komandantë të merrnin vendime individuale.

Gebauer ndërkohë u dha informacione për një pajisje kodimi të quajtur “Ecrovax”, i klasifikuar si ”tepër sekret”. Në vitin 1976, ai u dorëzoi autoriteteve të lindjes 6 bobina filmike, që përmbanin rreth 13.000 dokumente sekrete. Para vitit 1980, kur Sistemet Speciale IBM u mbyllën, ai gjithashtu u dorëzoi gjermano-lindorëve 40 dosje sekrete, të cilat supozohej t’i kishte shkatërruar. Gebauer u ç’aktivizua si agjent në vitin 1986 dhe u pagua me 70.000 marka gjermane (43.700 dollarë) për shërbimet e tij. Por në fund ai u zbulua nga një spiun, dhe përfundoi në një burg të Berlinit në vitin 1990. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button