Karroca e jetes ecën shpejt
Sido që është e ngarkuar
Dhe karrocieri, koha vetë
S’qëndron gjëkundi për të pushuar
N’agim me gaz ne udhëtojmë
Dhe kokën s’pyesim se e lëmë
Përtesën, dhelet i përcmojmë
Bërtasim:”Hey..jepi c’i…”
Por në mesditë të kapitur
E mbledhim veten, kemi frikë
Ç’do proshkë e gropë e papritur
Thërrasim: “Me ngadalë, or mik!”
Karroca rend në mbrëmje vonë
Mbi të dremisim ne të heshtur
Gjersa arrijmë strehën tonë
Dhe koha kuajt nget pareshtur…