Bota

Kasapi u dënua, por boshnjakët janë të pakënaqur

Screen Shot 2016-04-03 at 22.04.44Kasapi i Bosnjës u dënua me 40 vite burg, por boshnjakët prisnin më shumë, shkruante Dnevni List. Radovan Karaxhiçi udhëhoqi Republikën e Serbëve të Bosnjës gjatë luftës brutale 1992-1995 të kombit tonë, si dhe kryesoi një fushatë ushtarake shkatërrimtare për të spastruar të gjithë myslimanët e Bosnjes dhe kroatët etnikë nga ai që ai e konsideronte territor serb. Kombet e Bashkuara me të drejtë e quajnë “arkitekti i shkatërrimit dhe vrasjeve në shkallë masive”. Gjykata Ndërkombëtare për krimet në Ish Jugosllavi e dënoi Karaxhiçin javën që kaloi për gjenocid, për urdhërin e tij për masakrën e vitit 1995 të 8000 myslimanëve në qytetin e Srebrenicës, si dhe për krime kundër njerëzimit për masakra të tjera. Eshtë një gjykim historik dhe i përshtatshëm, megjithatë disa boshnjakë pyesin përse Karaxhiçi nuk mori dhe një dënim për gjenocid për masakra më pak të njohura në Prijedor, Zvornik dhe Vlasenica, ku mijëra vetë u vranë dhe dhjetëra-mijëra u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Ata pyesin gjithashtu përse Karaxhiçi nuk mori dënim me burgim të përjetshëm për krimet e tij të tmerrshëm.

Në moshën 70 vjeç, ai me siguri do të vdesë para se të përfundojë dënimin me 40 vite, por një dënim me burgim të përjetshëm do të kishte dërguar një mesazh të fuqishëm për udhëheqës të tjerë përreth botës që kryejnë gjenocid. Ne presim më shumë dënime dhe një dënim më kohëgjatë në Apel – përndryshe, boshnjakët do të jenë “të zhgënjyer”./bota.al

Leave a Reply

Back to top button