Bota

Katalonja shpalli pavarsinë

Këtë të premte parlamenti katalan shpalli pavarsinë menjëherë pas prezantimit të rezolutës nga ana e partive separatiste, nga frika e ndërhyrjes së qeverisë qendrore dhe pavarsisht nga paralajmërimet e paligjshmërisë së procesit. Rezultati ishte 70 vota pro, 10 kundër dhe dy abstenim. Kryeparlamentarja Carme Forcadell paralajmëroi të pranishmit mbi rreziqet ligjore të këtij vendimi, ndërkohë që senati në Madrid është duke miratuar hyrjen në fuqi të artikullit 155 të Kushtetutës spanjolle për të kundërshtuar përpjekjen separatiste. Të zgjedhurit e Partisë Popullore, të Partisë Socialiste dhe të Qytetarëve u larguan nga parlamenti katalanas para se të fillonte procesi i votimit. Një mënyrë kjo për t’u mbrojtur nga pasojat ligjore të kësaj zgjedhjeje. Gjatë gjithë procesit, presidenti i Generalitat, Carles Puigdemont ishte prezent dhe nuk bëri asnjë koment. “Deklarojmë se Katalonja shndërrohet në një shtet të pavarur në formën e Republikës.” – shprehet shkurtimisht rezoluta e prezantuar nga  të Pavarurit me mazhoritet absolut në dhomën rajonale. Rezoluta u prezantua bashkarisht nga dy grupe parlamentare, kualicioni “Bashkë për Po” me partitë e majta dhe të djathta dhe formacioni i ekstremit të majtë Kandidatura e Unitetit Popullor (CUP). Në rezolutë partitë e pavarura nxitin qeverinë dhe parlamentin rajonal për të pranuar këto rezultate dhe për të filluar një proces kushtetues, për të përpunuar Kushtetutën dhe themelet e Republikës, si dhe nisjen e hyrjes në fuqi të ligjit tranzitor juridik dhe funksional të Republikës. Ky ligj i miratuar në shtator nga parlamenti u pezullua nga gjykata Kushtetuese dhe kostituon Katalonjën një Republikë të pavaruar dhe e vendos presidentin rajonal si Kryetarin e Shtetit me autoritet të plotfuqishëm. Nga ana tjetër në Madrid, senati po shqyrton kërkesën e Mariano Rajoy për të ndërhyrë mbi autonominë e këtij rajoni me qëllim frenimin e ndarjes.

Leave a Reply

Back to top button