Sport

KATAR: Një Botëror për Krishtlindje. “Marrëzia” e fundit e futbollit

Screen Shot 2015-02-25 at 11.17.10 AMYlli-kometë i Sep Blaterit tregon rrugën: Botërori 2022 do të zhvillohet në Krishtlindje. Task forca e FIFA-s, në Doha ka zgjedhur dritaren e Kupës: në Katar do të luhet mes 19 nëntorit dhe 23 dhjetorit. Vendimi do të konfirmohet në mbledhjen e ardhshme të Komitetit Ekzekutiv në Zyrih (19 dhe 20 mars), që do të ekzaminojë propozimin për të reduktuar kohëzgjatjen e kompeticionit, krahasuar me ata tradicionalë që kanë qenë 4 javë.
Jim Boyce, irlandezo-verior, zëvendës president i FIFA-s shpjegon: “Eshtë e drejtë të zhvendoset Botërori, por finalja nuk mund të luhet dy ditë para Krishtlindjeve”. Nuk do të mjaftojnë demat dhe kërricët për të ngritur kupën: do të mjaftojë ngrohtësia e Katarit, ku në fundin e vjeshtës temperatura maksimale mund të jetë ende 31 gradë, me një lagështi mbi 70%. Në verë, temperaturat maksimale kalojnë 50 gradët. Sheiku Salman bin Ebrahim Al-Khalifa, kreu i Federatës Aziatike të Futbollit shpjegon: “Një marrëveshje është gjetur tashmë, duhet të shohim që të jetë në dobinë e të gjithëve”. E pandryshuar formula: 32 skuadra, 64 ndeshje.
Në lidhje me Botërorin e parë në Lindjen e Mesme është folur shumë që në krye të herës, pasi menjëherë u shfaqën hije korrupsioni. Në 2 dhjetor 2010, në Zyrih, FIFA vlerësoi dosjen e Moskës për 2018-ën dhe atë të Dohës për 2022-shin. Në rastin e dytë, të “mundura” dolën Australia, Japonia, Korea e Jugut dhe në shqyrtimin e fundit, Shtetet e Bashkuara. Një investigim i kryer nga Sunday Times ka akuzuar ish delegatin e FIFA-s për Katarin, Mohamed Bin Hammam, se ka paguar rryshfete 5 milionë dollarësh për vendet afrikanë, që këta të spostonin votat e tyre
Sërish Bin Hammam dhe kreu i Concacaf Jack Uarner dhanë dorëheqjen pak muaj më vonë. Investigimi i Komisionit etik të FIFA-s “nuk ka zbuluar asnjë shkelje të normave dhe rregulloreve”, procesi i caktimit të fituesit ka qenë “i mirëmenduar, solid dhe profesional”. Konkluzioni: vendet në fjalë kanë luajtur pisët, por në limitet e politikës.
Një tjetër arsye përse është folur shumë për këtë kupë janë kushtet e punëtorëve: për të ndërtuar stadiume dhe infrastruktura në kohë rekord, Katari ka tërhequr punëtorë të 42 nënshtetësive (sidomos Nepali dhe India). The Guardian ka zbuluar se paga është e mjerë, shpesh herë shantazhohen me marrjen e pasaportës dhe rrezikojnë jetën: viktimat në kantiere janë që tani një mijë, dhe në fund cmimi i Botërorit mund të jetë 4 mijë jetë njerëzish.
Megjithatë, zyra e futbollit prej 4 vitesh ishte përqëndruar në vetëm një problem: të nxehtin. Janë shqyrtuar mundësi të ndryshme: në shkurt, nga 4 në 20 janë Lojërat olimpike Dimërore në Pekin. Në prill fillon Ramazani. Në maj, një periudhë e sugjeruar nga klubet, është shumë vapë. Kështu që nuk mbetej tjetër vec një Botëror nën pemën e Krishtlindjeve. Me miratimin e UEFA-s “që nuk sheh shumë probleme në riprogramimin e kompeticioneve të vet”. Champions dhe Europa League do të kenë mbyllur fazën e grupeve. Dhe me miratimin e FifPro, sindikata ndërkombëtare e futbollistëve “por është vetëm hapi i parë, shqetësimet tanë shkojnë përtej futbollit, është një cështje të drejtash njerëzore”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm, Theo van Seggelen. Por ka protestë nga Premier League: “Jam i zhgënjyer dhe i hidhëruar, është një vendim i gabuar – ka “ulëritur” Nr.1 Sichard Scudamore – nuk është e drejtë të ndërpriten kampionatet për gjashtë apo shtatë javë”.
Dhe futbolli në Krishtlindje është një traditë anglosaksione. “Duhet të mbrojmë datat tona”, thotë Greg Dyke, kreu i Football Association. EPL, shoqata e ligave europiane, flet për “probleme dhe dëme të rëndë ndaj funksionimit normal të kompeticioneve kombëtarë”. Eshtë edhe Confederations Cup, që kryhet tradicionalisht një vit para Botërorit: mund të luhet në verë, por në një tjetër vend. Katarit do i shkonte botërori për klube 2021, gjithmonë në nëntor dhe dhjetor, si test për Kupën. Në Doha, dy muaj më parë, u luajt superkupa e Italisë mes Napolit dhe Juventusit.
Do të jetë një Botëror i klimatizuar: teknologjia moderne do mundësojë ruajtjen e temperaturave nën kontroll si në fushë, ashtu edhe në tribuna. “Por nuk mund të vinim ajër të kondicionuar edhe në rrugë”, thotë Boyce. 12 stadiume, të gjithë jo më shumë se 50 km larg, ose një orë udhëtim. Metroja e re, autobusët ekonomikë, madje edhe trageti, do të mundësojnë zhvendosjen e shpejtë mes stadiumeve: për më të pasurit dhe të organizuarit do të jetë e mundur edhe të shohin tre ndeshje në një ditë. Punëtorët, ndërkohë, punojnë pa u ndalur. /La Repubblica/
www.Bota.al

Leave a Reply

Back to top button