Bota

Katari denoncon “fushatën e gënjeshtrave”, pasi katër shtete arabe ndërpresin marrëdhëniet

Katari thotë se nuk ka “asnjë justifikim legjitim” për katër vendet arabe që kanë ndërprerë e marrëdhëniet diplomatike me të.

Katari gjithashtu thotë se vendimi është një “shkelje e sovranitetit të tij”, duke u zotuar para qytetarëve se ky veprim nuk do të ndikojë aspak tek ata.

Ministria Punëve të Jashtme e Katarit e bëri deklaratën të hënën, disa orë pasi Bahrain, Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se do të ndërpresin lidhjet me kombin gadishullor.

Mosmarrëveshja mes Katarit dhe vendeve arabe të Gjirit filloi pas një ndërhyrjeje në kompjuterët e agjencisë shtetërore të lajmeve të Katarit. Nga ai moment mosmarrëveshja ka dalë jashtë kontrolli. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button