Bota

Katari dhe të tjerët. Tension i lartë në Gjirin Persik, edhe 48 orë nga ultimatumi

Edhe 48 orë. Vendet arabe që i kanë lëshuar sfidën Katarit ofrojnë një zgjatje të ultimatumit të vendosur për sot, data në të cilën pritej një përgjigje për 13 kërkesat, duke përfshirë mbylljen e emetuesit pan-arab Al Jazeera dhe ndërprerjen e marrëdhënieve me Iranin. Kushte që Doha deklaroi se i konsideron joreale, në një pozicion që duket se do të shpjerë drejt një përplasje.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Jemeni dhe Bahreini insistojnë në akuzat ndaj rivalëve të Katarit për financim të terroristëve. Dhe vetëm pas shpalljes së shtyrjes së ultimatumit, Uashingtoni bëri të ditur se Shtëpia e Bardhë rikonfirmon “rëndësinë e ndalimit të financimit të terrorizmit” dhe nevojën për të shënuar një distancim nga ideologjia ekstremiste.

Një mënyrë për të konfirmuar pozicionin e Donald Trumitp, i cili udhëtoi në Arabinë Saudite, në prag të shpërthimit të tensioneve në Gjirin Persik. Deklarata e lëshuar nga stafi presidencial megjithatë thekson “shqetësimin” lidhur me atë që po ndodh. Dhe kjo gjë ka alarmuar edhe tregjet financiare: hipoteza më e arsyeshme ka të bëjë me shqetësimet për sanksionet ekonomike ndaj Dohas, të cilat mund të kenë pasoja serioze në tregun e gazit të lëngët, prodhuesi më i madh në botë i të cilit është pikërisht Katari. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button