Në një ditë të zakonshme vere, në Paris, rreth 50 mijë turistë kalojnë pranë Katedrales së Notre Dame, një prej ndërtesave më të bukura të epokës mesjetare që është ende në këmbë. Ajo ka parë shumë drama epike, duke përfshirë Revolucionin Francez dhe dy luftërat botërore. Por tani ka një tjetër sfidë. 854 vjet pasi nisi ndërtimi, një prej ndërtesave më të vizituara të Evropës, me afro 12 milionë turistë në vit, ka dëshpërimisht nevojë për riparime. /Bota.al
Less than a minute