FilozofiMAIN

Katër përgjigje filozofike mbi kuptimin e jetës

Nga Scotty Hendricks

Një pyetje e zakonshme që u bëhet filozofëve dhe guruve është:Cili është kuptimi i jetës?”.Është pa dyshim një pyetje e rëndësishme. Sepse të pasurit e një ndjenjë qëllimi në jetë,shoqërohet me një gjendje shëndetësore të mirë. Anasjelltas, mospasja e një të tille mund ta bëjë një person të ndihet i mërzitur dhe i përhumbur.

Madje Friedrich Nietzsche druhej se mungesa e kuptimit mbi jetën, do ta zhyste botën drejt nihilizmit, një kalim që ai besonte se do të ishte katastrofik. Disa filozofë kanë propozuar disa përgjigje për këtë pyetje të vjetër. Ne do të shqyrtojmë 4 prej tyre.

Ekzistencializmi

Është një qasje ndaj filozofisë që përqendrohet tek çështjet e ekzistencës njerëzore, përfshirë mënyrën se si mund të jetohet një jetë kuptimplotë përballë një universi pa kuptim. Shumë mendimtarë dhe shkrimtarë lidhen me këtë rrymë mendimi si Nietzsche, Simone de Beauvoirdhe Fyodor Dostoevsky.

Por ndoshta më i shquari nga ekzistencialistët e shekullit XX-të ishte JeanPaul Sartre. Ai parashtroi bazat e kësaj filozofie në librin e tij ”Ekzistencializmi është humanizëm, ku ndër të tjera shkruan:Njeriu para së gjithash ekziston, ndeshet me veten, ngrihet në këtë botë, dhe më pas e përcakton veten.

Pra për njerëzit, ekzistenca i paraprin thelbit. Janë njerëzit ata që duhet të vendosin se çfarë do të thotë të jesh njerëzor nëpërmjet veprimeve të tyre, dhe në këtë mënyrë ti japin kuptim jetës së tyre. Këto zgjedhje përcaktojnë edhe humanizmin njerëzimin në tërësi.

Sartre argumenton se disa variacione të imperativit kategorik – rregulli moral që thotë se duhet të veproni vetëm në një mënyrë sikur të gjithë mund të veprojnë me logjikë është një pjesë jetike e vendimmarrjes. Duke e ditur këtë gjë, ata që druhen se ekzistencialistët zgjedhin vlera që do ta shkatërronin shoqërinë, mund të marrin frymë më të lehtësuar.

Absurdizmi

Absurdizmi është një filozofi e krijuar nga miku i dikurshëm i Sartre, më vonë rivali i tij,Albert Camus. Ai bazohet tek ideja se ekzistenca është në thelb absurde, dhe ajo nuk mund të kuptohet plotësisht përmes arsyes. Ajo ka lidhje me ekzistencializmin, por nuk ështëplotësisht njëlloj.

Camus argumenton se absurditeti lind, kur njerëzit përpiqen të imponojnë një lloj rendi dhe kuptim në një botë që është në thelb e paarsyeshme dhe të pakuptimtë. Megjithatë, irracionaliteti i botës dhe pashmangshmëria e kohës sonë në të, bashkohen gjithmonë për t’u tallur me përpjekjet tona më të mira për të kuptuar domethënien e jetës.

Kjo është lufta me të cilën përballemi të gjithë. Për Camus, përgjigja qëndron tek përqafimin e pakuptimësisë. Ai na tregon për Sizifin, personazhin nga mitologjia greke që Zeusi e dënon të shtyjë përjetësisht një gur drejt majës së një kodre.

Sizifi nuk mund të bëjë asnjë përparim, sepse sa herë që është afër majës, guri rrokulliset sërish tatëpjetë. Detyra e tij është përfundimisht e pakuptimtë, dhe duhet të përsëritet nëpërjetësi. Pavarësisht kësaj, Camus na kërkon ta imagjinojmë Sizifin të lumtur.

Ashtu si ne, edhe ai përballet me një situatë absurde pa asnjë shpresë shpëtimi. I gjithë rendi që i imponon botës në fund do të shembet sërish. Megjithatë, Camus na thotë se Sizifi mund të rebelohet kundër absurditetit të situatës duke e përqafuar absurdin.

Ai mund të pohojë vlerën e jetës së tij, dhe të përqafojë pakuptimësinë e detyrës së tij. Nëkëtë mënyrë, ai mund të gjejë kuptim tek absurditeti, edhe nëse në fund misioni i tij dështon. Sizifi është heroi absurdist i Camus.

Ekzistencializmi fetar

Ndërsa mendimtarët kryesorë ekzistencialistë ishin që të gjithë ateistë – Nietzsche ngriti alarmin mbi nihilizmin kur deklaroi Zoti ka vdekur!”– themeluesi i kësaj shkolle ishte një mendimtar shumë fetar, Soren Kierkegaard. Filozofi danez i gjysmës së parë të shekullit XIX-të, e ktheu pesimizmin e tij në një filozofi të madhe.

Kierkegaard është i shqetësuar se mos jetonte në fakt jetën e dikujt tjetër. Për të tek çdo jetë, vjen një pikë ku mbaron arsyeja. Në atë pikë, pasioni mund të ndihmojë, por Kierkegaard argumenton se kërkohet besimi për të gjetur vërtet kuptim në këtë jetë.

Kjo kërkon një hap besimi”, dhe ai e gjen një shembull të tillë tek figura biblike eAbrahamit. Ashtu si Camus ka Sizifin, edhe Kierkegardi përdor Abrahamin. Në librin e tij Frika dhe dridhja,  Kierkegardi argumenton se Abrahami e dinte se sakrifikimi i Isakutishte një vrasje, por edhe se duhej ti bindej Zotit, dhe në fund Isaku do të ishte shëndoshë e mirë. Dhe ai u shpërblye për besimin e tij dhe përmbushjen vullnetare të kërkesave të Zotit. Abrahami e përqafoi absurdin nëpërmjet besimit. Racionaliteti kishte pak dobi për të, por besimi ishte aty.

Budizmi

Një tjetër pikëpamje fetare mund të gjendet tek veprat e filozofit japonez Keiji Nishitani. Nishitani e studioi ekzistencializmin e hershëm nën kujdesin e Martin Heidegger, që ishte gjithashtu një nga mendimtarët ekzistencialistë kryesor. Por Nishtani ofroi një qasje Budiste për shumë nga problemet që trajtonin ekzistencialistët.

Nishitani e pa si të kudogjendur problemin modern të nihilizmit, dhe mbështeti tezën se teknologjia na jep mundësinë të bëhemi më egoistë. Ndërsa e hasim shpesh nihilizmin gjatë ngjarjeve të rënda të jetës, si për shembull vdekja e një familjari, ajo mund të lindë në çdo kohë – duke e bërë edhe më të rëndësishme pyetjen se si ta trajtojmë atë.

Ai e përshkruan jetën e njeriut si të zhvilluar në  3 fusha:ndërgjegjja, nihiliteti dhe zbrazëtia (ose śūnyatā, siç quhet shpesh në mendimin budist). Ne jetojmë shumicën e kohës në fushën e parë. Aty marrim ide si dualizmi apo që ka një vetvete. Megjithatë, gati të gjithë ndeshenpërfundimisht me nihilitetin dhe duhet të përballen me idenë e vdekjes, pakuptimësisë dhe zbrazëtirës së qenësishme të ideve tona.

Ndalimi në këtë fazë, është ai që shkakton problemet. Ndaj Nishitani argumenton se ne duhet të kalojmë në fushën e tretë. Zbrazëtia i rrethon dy fushat e tjera. Ai e lejon individin të kuptojë veten e vërtetë, dhe sesi nihiliteti është po aq i bazuar tek zbrazëtia sa vetëdija dhe ndërlidhja e të gjitha qenieve.

Në një nivel më praktik, ai sugjeron meditimin Zen si një mjet për të kuptuar zbrazëtinë e natyrshme të realitetit. Ndërsa kjo është e zbatueshme, ai nuk mendon se është një ilaç për të trajtuar problemin e nihilizmit siç ekzistonte në Japoni. / Big Think” – Bota.al

Back to top button