Irani ka testuar me sukses një raketë të re balistike ‘Khorramshahr’, që ka një rreze veprimi prej 2000 kilometra. Lajmin e ka bërë të ditur Press Tv, që ka publikuar videon e lëshimit të raketës. Arma e re iraniane është prezantuar dje në Teheran gjatë paradës për 37 vjetorin e luftës Irak-Iran, në prani të presidentit Hassan Rohani.
Lëshimi i raketës duket si një sfidë ndaj presidentit amerikan Donald Trump, i cili e ka kritikuar fort Iranin në fjalimin e tij në OKB. / Bota.al