Enciklopedike

Keqkuptime psikologjike: Turmat i bëjnë njerëzit budallenj dhe të rrezikshëm?

Pas një emergjence masive, është tipike për lajmet të përshkruajnë turmën që “rend” në panik të verbër. Ekziston një ide që, kur ne jemi në një grup të madh, humbim shqisat tona dhe bëhemi secili për vete. Ky cilësim refuzohet nga studimet e psikologjisë mbi sjelljen e turmave, që tregojnë se paniku ndodh rrallë dhe njerëzit shpesh ndalen për të ndihmuar njëri-tjetrin. Bashkëpunimi është veçanërisht i mundshëm kur njerëzit ndiejnë një ndjenjë të përbashkët identiteti. Psikologu John Drury e bëri këtë gjetje bazuar pjesërisht në intervistat e tij me njerëz të kapur në emergjenca në jetën reale, të tilla si mbipopullimi që ndodhi në një koncert të Fatboy Slim në një plazh të Brightonit, në vitin 2002. Drury dhe kolegët e tij argumentojnë se kjo ka implikime për trajtimin nga autoritetet të situatave emergjente: “Turmat në emergjenca mund të besohen të sillen në mënyra më sociale sesa pritej më parë nga ata që merren me planifikimin e emergjencave”, shkruan ai./bota.al

Leave a Reply

Back to top button