Në Korenë e Veriut janë gati: “Këto festa prilli do të kujtohen përgjithmonë”. Dhe si të mos kujtohen. Janë gati edhe shërbimet e fshehta amerikane. Betohen që në 15 prill, ditën e lindjes të Kim II-sung, babai i kombit, ose maksimumi në 2 prill, viti i 85 i lindjes së Ushtrisë Popullore, Korea e Veriut do të na lërë pa gojë. Në mos më parë: ndoshta që mes 6 dhe 7 prillit, teksa Donald Trumpi do të presë presidentin kinez, Xi Jinping.
Dy presidentët do i shpjegojnë botës se çfarë janë duke bërë, për të mos lejuar që Kim JOng-un të sulmojë me bombën atomike. Testi i fundit në shtatorin e kaluar shkaktoi një shpërthim sa dyfishi i Hiroshimës. Ndoshta këtë herë, shoku Kim dëshiron të testojë edhe vendosmërinë e Trumpit, i ili në një intervistë për FT ka bërë të ditur se mund të vazhdojë edhe i vetëm. “Kina ka një ndikim të madh mbi Korenë e Veriut, dhe duhet të vendosë në do të na ndihmojë apo jo. Nëse e bën, më mirë për Kinën. Nëse nuk e bën, nuk do të jetë mirë për askënd. Nëse Kina nuk e zgjidh problemin, do të merremi vetë”.
Rex Rillerson, Sekretari i Shtetit ka shkuar më tej: “Durimi strategjik ka marrë fund, politika e 20 viteve të fundit nuk ka funksionuar, të gjithë opsionet janë mbi tryezë, përfshirë atë ushtarak”.
Alarmi është shumë i lartë. Pamjet satelitore zbulojnë veprimtarinë e fundit, shumë të shtuar në zonën e Punggyerit. Në këtë tunel, shkencëtarët e KOresë së Veriut po punojnë për t’i dhuruar Marshallit testin e fundit bërthamor.
Tashmë, për Amerikën opsionet janë dy: I pari, vazhdimi i sulmeve kibernetike kundër pozicioneve të lëshimit të raketave. I dyti “minimi i lidershipit koreanoverior”. Përkthimi: eleminimi i Kimit. Po si? Eshtë e vërtetë që Seuli ka tashmë të ngritur “Decapitation Unit” (Njësia e prerjes së kokës). Por është menduar të hyjë në veprim vetëm në rast lufte. Me që ra fjala: sot në mbrëmje, televizioni amerikan NBC i transmeton lajmet nga baza e SHBA në Korenë e Jugut. Si për të thënë: në Korenë e Veriut janë gati, por edhe SHBA nuk bën shaka. /bota.al