Bota

Kërcënimi i Vladimir Putinit dhe pasojat tragjike të armëve bërthamore

 

huffpost

Vladimir Putin tha se shpreson që të mos jetë e nevojshme përdorimi i armëve bërthamore ndaj ISIS, por këto fjalë do të thonë që ai po e konsideron si mundësi. Bomba bërthamore nuk është përdorur që prej 9 gushtit të 1945 dhe çdo shtet që e posedon nuk ka bërë asnjëherë një deklaratë të tillë. Futja në lojë e amrëve bërthamore e ndryshon totalisht perspektivën e konfliktit në Siri duke i dhënë përmasa  tragjike. ISIS nuk vepron si një ushtri por si çetë e armatosur.

Futet në zona të caktuara dhe lëviz sa herë ndjen rrezikun. Ndaj goditja e tyre bëhet e vështirë. Por çfarë do të ndodhte me një sulm bërthamor? Natyrisht që ata që do ta vuajnë më shumë do të jenë popullsia civile siriane. A e ka marrë parasysh këtë gjë Putin? Patjetër që po, por ndoshta kërcënimi i tij ishte thjesht një bllof, ose një ide e çmendur që do të niste një kaos global.

Sulmi bërthamor do të hapte një spirale lufte që nuk dihet se ku do ta kishte fundin. Të zësh në gojë bombën bërthamore do të thotë të jesh i verbër dhe i pandjeshëm ndaj katastrofave që i ka sjellë botës përdorimi i bombës bërthamore. Megjithatë kërcënimi i tij dukej më tepër si një presion politik se sa një vendim ushtarak. Rusia është vendi që po kryen më shumë sulme se kushdo në Siri duke luftuar seriozisht Shtetin Islamik, por futja në lojë e bërthamoreve do ta bënte atë armikun e botës. /HuffPost-TemA

Leave a Reply

Back to top button