Bota

Kërcënimi që paraqet ngjarja e Dallasit, ndaj presidencialeve 2016

Screen Shot 2016-07-12 at 10.43.52

Nga Eduard Ljus

Si për të ndryshuar, Donald Tramp ka qenë këtë herë model i përmbajtjes. Në vend se të ndezte gjakrat në rrjetet sociale, kandidati republikan përdori tonin e duhur pas vrasjes së 5 policëve në Dallas. Çdo amerikan duhet të jetë në gjendje të jetojë në siguri, tha ai – duke nënkuptuar edhe përfshirjen e zezakëve të vrarë nga policia. Tani ishte koha për unitet, lutje, dashuri dhe udhëheqje.

Fjalët e tij mund të ishin thënë nga Hilari Klinton apo Obama. Duke evokuar çdo ndarje racore në librin e madh – dhe shtuar disa faqe nga ana e tij – a mundet zoti Tramp të kthejë një faqe të re? Amerika duhet të shpresojë që po. Në aspektin politik, 2016-a është një fuçi baruti raciale në pritje të një përballje. Nga çdo vlerësim i kthjellët, shoqëria amerikane është më e polarizuar në aspektin racial në fund të mandatit të zotit Obama se sa në fillim.

Njëqind ditët e para të presidencës së tij, 59 përqind e amerikanëve me ngjyrë thoshin se marrëdhëniet racore amerikane, ishin “në përgjithësi të mira”. Gjashtë muaj para se ai të largohet nga detyra, kjo shifër ka rënë në 34 përqind. Pjesa më e madhe e pesimizmit, buron nga vala e të shtënave të policies, dhe ndikimi viral i incidenteve të rregjistruara të filmuara. Por përbuzja me të cilin zoti Obama është trajtuar nga armiqtë e tij, padyshim që e ka ushqyer këtë perceptim. Dhe vështirë se mund të ishte ndryshe.

Asnjë president në historinë e SHBA nuk e ka pasur aq në pikëpyetje legjitimitetin e tij sa Barak Obama. Fushata e zotit Tramp në vitin 2011 për ta detyruar zotin Obama të publikojë çertifikatën e tij të lindjes për të provuar se ka lindur në SHBA dhe jo Kenia, përfundoi vetëm pasi Shtëpia e Bardhë publikoi dokumentin e plotë. Por jehona e fushatës së zotit Trump, e përforcuar snga një turmë më e gjerë dyshuesish të Obamës, qe një nga arsyet e vendimit të tij për të kandiduar për president vitin e kaluar. Më fjalë të tjerë ajo qe një tullumbace, por sipas kutit të Trump ishte në fakt një sukses.

Megjithatë, doli të ishte vetëm një përsëritje e mërzitshme e sfidave për kredencialet e Obamës. Ato filluan shumë kohë para se ai të bëhej kandidat  zyrtar i Partisë Demokratike në vitin 2008, kur dikush vuri se nuk mbante flamurin kombëtar në jakën e xhaketës së tij. Kështu filloi legjenda se zoti Obama nuk e do Amerikën – dhe se ai ishte në të vërtetë anti-amerikan. Rudi Xhuliani, ish-kryetari i bashkisë së Nju York-ut, po fliste para shumë njerëzve vitin e kaluar, kur tha: “Unë nuk besoj se presidenti e do Amerikën … Përndryshe ai do të ishte sjellë si unë dhe ju që e duam këtë vend”.

Ky është një qëndrim ie përgapur në mënyrë të përsëritur nga oponionistët e Fox Neës dhe një kor i gjatë nga pas tyre. Njut Gingriç, ish-kryetari i Kongresit, të cilin zoti Tramp e cilëson si kolegun e tij presidencial, ka qenë ndër më të spikaturit. Në vitin 2012 ai e quajti Obamën “president të vulave ushqimore”, duke iu referuar rritjes së programit të asistencës së të ushqyerit për të varfërit.

Një nga elementët që spikat në deklaratën e zotit Trump mbi ngjarjet e Dallasit, është se si disa nga mbështetësit e tij bien dakord. Në përgjigje të lëvizjes “Jeta e zezakëve ka rëndësi”, tashmë ka një fushatë “Jeta e uniformave blu ka rëndësi”  në mbështetje të policisë. Një numër figurash republikane, duke përfshirë guvernatorin e Teksasit, kanë fajësuar për vrasjet pikërisht drejtuesit e lëvizjes së zezakëve, me arsyetimin se në protestat e tyre u kryen vrasjet.

Interneti është ‘përmbytur’ nga tregime të shpikura se si grupimi nxit mbështetësit e tij për të sulmuar policinë. Në vend se ta shohë atë si një protestë civile të të drejtave të njeriut, ai e përshkroi si një lëvizje separatiste të zezakëve. Zoti Tramp ka forcën t’i mposhtë këto ndjenja, ose t’i nxisë ato më tej. Deri më tani ai është duke bërë gjënë e duhur. Por a do të vazhdojë kështu? Natyra e rritjes së zotit Trump sugjeron se ky do të ishte një bast i nxituar.

Por edhe nëse mban këtë sjellje të moderuar, zgjedhjet presidenciale të këtij viti po zhvillohen në sfondin e ndarjes më të thellë racore ndër vite. Gjithashtu këto zgjedhje do të jenë të parat që kur zoti Obama ishte një fëmijë për të përfituar nga miratimi i Ligjit për të Drejtën e Votimit i vitit 1965. Ai qe ligji historik që i dha fund një shekulli ligjeve “Xhim Krau”, të cilat i mohonin të drejtën e votës elektoratit zezak në jug të SHBA-së.

Në vitin 2013 Gjykata e Lartë e SHBA hodhi poshtë elementet kryesore të ligjit. Që nga ajo kohë, 17 shtete, përfshirë shtete kyçe elektorale si Karolina e Veriut, kanë miratuar ligje të reja të ashpra të identifikimit të votuesve, çka në mënyrë disproporcionale do të pengonte pjesëmarrjen e zezëkëve. Shumë ligje të tilla janë zbatuar që në vitin 2014, kur u rregjistrua pjesëmarrja më e ulët në zgjedhjet e mesit të mandatit për në Kongres, që nga zgjedhjet përpara se të lindte Obama.

Në thelb, strategjia e Tramp në nëntor do të jetë maksimizimi i pjesëmarrjes në zgjedhje të votuesve të bardhë dhe minimizimi ipjesës tjetër. Është joshëse të besosh se Amerika s’mund të kthejë kurrë prapa orën dramatike racialë që ka ndodhur gjatë jetës së Obamës. Por ky vit duket të jetë i keq për urtësinë konvencionale. Pak do të besonin se Britania mund të refuzonte të mirat e multikulturalizmit – një element ky kyç për prosperitetin e saj.

Akoma më pak do t’i besonin se një figurë si Tramp mund të fitonte nominimin republikan.

Për ata që besojnë tek modeli i një shoqërie të hapur në SHBA, kthesa e saj kundër emigracionit  ka qenë kthjelluese. Dy brezat e fundit, amerikanët dhe vendet e tjera perëndimore janë ushqyer në dietën e një progresi gjithnjë në rritje.

Ne po mësojmë në mënyrë të dhimbshme se asgjë s’duhet të merret si e mirëqenë. Leksioni që vjen nga Dallasi, është se një udhëheqje e përgjegjshme është një domosdoshmëri. Britania duket se e ka humbur këtë të vërtetë themelore. SHBA po luan me të, nëse do të ndjekë apo jo shembullin e Londrës.

“FT” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button