Bota

Kërkimi i mundimshëm për një strategji europiane lidhur me emigracionin

Dështon gjetja e një zgjidhjeje për krizën e emigrantëve, që qysh nga viti 2015 po prek në mënyrë të pandërprerë Europën, me energji gjithnjë e më në rritje, duke i shtyrë për herë të parë vendet e Lindjes që të marrin iniciativën në skenën komunitare lidhur me një temë vendimtare për të ardhmen e të gjith Bashkimit, si puna e asaj mbi emigracionin

Screen Shot 2016-05-31 at 07.40.35

Pasi kanë theksuar jo-në e tyre ndaj sistemit të rishpërndarjes me kuota të detyrueshme, të promovuar nga Berlini, shtetet e Grupit të Vishegradit, i përbërë nga Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia dhe Polonia, kanë vendosur që ta marrin përsipër problemin e fluksit jo të kontrolluar të njerëzve të ardhur nga Azia, Lindja e Afërt dhe Afrika. «Në mungesë të një strategjie të mirëpërcaktuar në nivel europian, ka deklaruar Ministri i Jashtëm sllovak Miroslav Lajčák, jemi legjitimuar t’i mbrojmë kufijtë tanë». Të katër vendet e kishin njoftuar më parë, me rastin e mbledhjes së Grupit më 15 shkurt, në të cilin kanë marrë pjesë edhe Maqedonia e Bullgaria, synimin e tyre për të dekurajuar nisjet drejt Europës, duke bllokuar përfundimisht “rrugën ballkanike”, që nga kufuri greko – maqedonas mundësonte fluksin e vazhdueshëm të emigrantëve drejt Gjermanisë, duke kalauar nëpër Serbi dhe Hungari. Nga 7 marsi, siç ishte programuar, rruga e Ballkanit, nëpërmjet territorit maqedonas, është mbyllur zyrtarisht, duke shkaktuar grumbullimin e emigrantëve në kufijtë e Greqisë, Maqedonisë e Serbisë, dhe duke ngritur pikëpyetje lidhur me rrugët e rela alternative që mund të shfrytëzohen nga trafikantët ndërkombëtarë të emigrantëve për hyrjen në Europë.

Rruga nëpërmjet Bullgarisë

Me mbylljen e kufirit maqedonas, Bullgaria është bërë alternativa e re natyrore e Maqedonisë. Duke filluar nga vera e 2015, po të marrësh parasysh botimin serb «Večernje novosti» që citon Qendrën e Ndihmës për Kërkuesit e Azilit të Beogradit, 9 përqind e emigrantëve që kanë hyrë në Serbi e kanë bërë nëpërmjet territorit bullgar. Në muajin dhjetor e vitit të kaluar, Sofja kishte njoftuar se kishte ngritur një mur prej 30 kilometrash me tela me gjemba në kufirin me Turqinë dhe se donte të ngrinte edhe 90 kilometra të tjera, në një total prej 274 kilometrash kufi turko – bullgar, brenda verës. Duke pasur parasysh bllokimin e emigrantëve në kufirin greko – maqedonas, autoritetet presin tani që këta të devijojnë drejt Bullgarisë, duke shfrytëzuar 500 kilometrat e pambrojtura të kufirit me Greqinë. Kryeministri bullgar Boiko Borisov i ka shprehur tashmë preokupimet e tij lidhur me Athinën që nuk duket se ka ndërmarrë ndonjë masë muajt e fundit.

Megjithatë, përballë një situate të tillë, Sofja ka njoftuar tashmë se është e gatshme në rast nevoje që të ngrejë një mur mbrojtës të mëtejshëm, ndërsa Parlamenti ka miratuar një masë që lejon dislokimin e ushtrisë, deri më tani e impenjuar në operacione mbështetëse logjistike, në ruajtjen e kufirit në krah të policisë. Nëse nga ana e ndërtimit të mureve mbrojtëse nga ana e Maqedonisë dhe e Bullgarisë në kufirin me Greqinë mund ta reduktojnë ndjeshëm numrin e emigrantëve jo të rregullt që vijnë në Europë, nga ana tjetër rrezikon që ta largojë de facto Athinën nga ruajtja e kufijve jugorë të zonës Schengen, i të cilës vendi mbetet gjithsesi pjesë.

Rruga që përshkon Europën Lindore

Sipas disa zyrtarëve, të cituar nga Reuters, me mbylljen e rrugës ballkanike, fluksi, nëpërmjet Azisë Qendrore, mund të spostohet drejt Republikës së Moldavisë, Ukrainës dhe vendeve balltike. Shtete që, për sa u përket dy të parëve, paraqesin institucione të dobëta me një nivel korrupsioni të lartë dhe të paafta që të përballojnë kalime msive eventuale të kufijve të tyre, aspekte të cilat trafikantët ndërkombëtarë të emigrantëve mund t’i mbajnë parasysh. Vitin e kaluar, 600 emigrantë kanë ardhur në Europë duke kaluar nëpër Rusi deri në shtetet balltike: për këtë motiv, qeveritë e këtyre vendeve po e marrin shumë seriozisht rrezikun e bërjes pika e re hyrëse e emigrantëve në Bashkimin Europian. Në mënyrë të veçantë Letonia dhe Estonia, në vijim të aneksionit të Krimesë, kishin arritur tashmë ta ngrinin një mur mbrojtës në funksion antirust për motive sigurie përgjatë kufirit lindor, por tani mund të jenë të shtrënguar që ta rikonsiderojnë funksionin e tij.

Rruga nëpërmjet Ballkanit Perëndimor

Nuk duket se shkakton në fakt preokupime të mëdha rruga e Ballkanit Perëndimor. Sllovenia dhe Kroacia, në vijim të marrëveshjes midis Bashkimit Europian dhe Turqisë, kanë bërë tashmë të ditur se nuk janë të gatshme që të luajnë rolin e vendeve transit, arsye për të cilën do t’i mbyllin kufijtë pë rata që nuk i kanë letrat në rregull për të hyrë në hapësirën Schengen. Ndërsa rreziku që gjithnjë e më shumë emigrantët të vendosin të arrijnë Italinë, nëpërmjet Ngushticës së Otrantos, duket minimal pot ë kesh parasysh vështirësinë e kalimit, sidomos të zonës kufitare greko – shqiptare, tejet malore dhe pak e populluar, dhe përballuar politikën e ngurtë shqiptare për motoskafët.

Përçarjet europiane lidhur me kuotat e detyrueshme e kërkuesve të azilit

Duke filluar nga vera e vitit 2015, në gjirin e Bashkimit Europian, ka nisur të krijohet një çarje lidhur me temën e refugjatëve. Me 22 shtator, si pasojë e apeleve të Berlinit për solidaritet europian, Ministrat e Brendshëm e Bashkimit Europian kanë miratuar një plan që parashikon shpërndarjen e kërkuesve të azilit, nga Italia dhe nga Greqia, në bazë kuotash të përcaktuara me kritere të parapërcaktuara dhe të detyrueshme. Nga njëra anë, shtete si Gjermania, Belgjika, Greqia, Luksemburgu, Hollanda, Suedia, Polonia, Portugalia, Sllovenia dhe Franca janë shprehur në favor të implementimit të planit, nga ana tjetër janë evidentuar mosmarrëveshje. Kurse shtetet anëtare që kanë votuar kundër planit kanë qenë Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia dhe Rumania, kurse Finlanda ka abstenuar.

I veçantë është rasti i Polonisë që në pak muaj ka ndryshuar pozicion dy herë. Në vijim të një “jo”-je të parë informale ndaj kuotave për efugjatët të vendosur bashkë me partnerët e Grupit të Vishegradit, Eëa Kopacz, kryetare e qeverisë centrist të atëhershme, si edhe zëvendësuese e Donald Tusk, i emëruar ndërkohë President i Këshillit Europian dhe mbështetës i kuotave, është rikthyer në hapat e saj në momentin e votimit, duke e motivuar zgjedhjen me vullnetin se do të shmangë që vendi të izolohet në Europë, duke preferuar kështu që t’i pranojë kuotat e emigrantëve, ama mbi baza vullnetare dhe jo të detyrueshme. Disa nuk e përjashtojnë që mbi zgjedhjen e Kopacz të ketë rënduar edhe lidhja e ngushtë e ekonomisë polake me Gjermaninë, i bërë partneri kryesor tregtar i Varshavës.

Me zgjedhjet parlamentare e 25 tetorit të kaluar ka ndodhur ndryshimi i dytë i kursit të qeverisë polake ndaj temës së refugjatëve. I drejtuar kësaj radhe nga Beata Szydlo e Partisë Drejtësi dhe Ligj, ekzekutivi i ri e ka mohuar “jo”-në e qeverisë së mëparshme dhe ka konfirmuar kundërshtimin ndaj “kuotave” të shprehur tashmë nga Grupi i Vishegradit. Mateusz Piskorski, Drejtor i “European Center for Geopolitical Analysis”, la bërë me dije se Parlamenti polka po shqyrton ndërtimin e një pengese në kufi me Hungarinë në dritë edhe të kërkesave të shumta për shtetësi polake nga ana e ukrainasve të rajonit të Leopoli, të cilët teorikisht mund ta marrin duke demonstruar origjinën e tyre polake ose, më lehtë, duke paguar 2000 euro.

Kryeministrja Szydlo ka bërë me dijë në Strasburg se vendi i saj ka mirëpritur vitin e kaluar 1 milion refugjatë ukrainas, ndërsa 706000 të tjerë punonin tashmë të rregullt, numra që Europa po i injoron dhe që përfaqësojnë një prej motiveve për të cilat Polonia nuk mund ta pranojë pjesën e saj të kuotave me refugjatë ekstrakomunitarë. Veç kësaj, me mbylljen e rrugës ballkanike, autoritetet polake presin edhe ato ardhjen e refugjatëve nga Lindja e Afërme nëpërmjet Ukrainës fqinje.

Rumania ka njohur një numër më të vogël emigrantësh sesa vendet fqinje, pavarësisht se edhe ajo ka qenë territory tranziti për emigrantët klandestinë të ardhur nga Bullgaria, nëpërmjet dy urave në Danub, por edhe nga Republika e Moldavisë.

Hungaria ka komunikuar shumë herë se do ta mbyllë edhe këtë rrugë dhe se është e gatshme të ndërtojë një mur të ri me tela me gjemba në kufi me Rumaninë, që në rast se do të realizohej do të ishte më i gjati i këtij lloji në Europë. Hungaria, që fillimisht duhet edhe ajo të ishte pjesë e këtij plani, me një kuotë kërkuesish për azil për t’u sistemuar nga territori i saj në shtete të tjera, e ka refuzuar gjendjen e emergjencës duke shmangur kështu të qenin e dëtyruar që të instalonte në truallin e saj hotspot-e, struktura të ngritura për të identifikuar me shpejtësi emigrantët që menaxhohen nga autoritetet komunitare.

Nga ana e saj, Mbretëria e Bashkuara ka vendosur që të të përdorë klauzolën opt-out në lëmin e Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme të Bashkimit Europian, ndërkohë paralelisht Danimarka dhe Irlanda, megjithëse duke e gëzuar të njëjtën klauzolë, kanë deklaruar se janë të gatshëm që të pranojnë rivendosjet.

Përfundimisht, edhe katër shtetet që kanë votuar kundër planit do të jenë të detyruar nga traktatet e Bashkimit Europian që të marrin pjesë, duke e pranuar rezukltatin e votimeve. Kryeministri hungarez Viktor Orbán, bashkë me homologun sllovak të tij Robert Fico, kanë përdorur tone mjaft të ashpra, duke kërcënuar mundësinë edhe të përdorimit të rrugëve ligjore, kundër një vendimi të tillë. Ndërkaq, megjithëse duke e shprehur kundërshtimin publik të saj ndaj propozimit të Komisionit Europian që qeveria e mëparshme centrist e ka mbështetur në seli të votimit, Polonia duket e drejtuar në vend se drejt një qëndrimi mbyllës, më shumë drejt një negociate të prirur që të sigurojë një rishpërndarje të emigrantëve mbi baza vullnetare, duke apeluar për arsye sigurie mundësinë e përzgjedhjes drejtpërsëdrejti të emigrantëve për t’i pritur në hotspot-et e Italisë e Greqisë dhe duke uruar një ndërhyrje të përbashkët komunitare me qëllimin që të zgjidhin në vendet e origjinës problemet që i shtyjnë refugjatët të lëvizin drejt Europës.

Edhe një herë akoma, kriza e refugjatëve ka evidentuar mungesën e solidaritetit midis vendeve europiane dhe mungesën e gatishmërisë së tyre për të marra masa të shpejta ndaj problemeve që kërkojnë një ndërhyrje po kaq të shpejtë. Deri edhe respektivisht planit të miratuar me 22 shtator, që duket se propozon një zgjidhje të pranuar të së ashtuquajturës krizë të emigrantëve, mbizotërojnë paqartësi, përveç se mbi verifikimin e numrit të saktë të kërkuesve të azilit, edhe rreth afateve dhe kritereve të zbatimit të planit, ashtu si edhe për sa u përket rasteve të refugjatëve të rivendosur në një vend, të cilët vendosin të spostohen në një tjetër shtet anëtar.

Kriza e emigrantëve po e vë seriozisht në prozë unitetin dhe kohezionin e Bashkimit Europian, ndërsa, njëkohësisht, hyrja e një numri të madh personash pa kontroll në kufij, ngre një pikëpyetje të madhe mbi kapacitetin real të Bashkimit Europian që të mbrojë territorin e vet.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti:

ARMIN TIRANA / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button