Psikologji

Kërkon të korrësh sukses? Ndiq këto rregulla të përditshme për ta ndryshuar jetën tënde…

Nëse sheh se disa njerëz janë të aftë të arrijnë gjëra të paimagjinueshme, ndërsa ti nuk mundesh dot, me siguri e pyet veten se çfarë i bën ata të veçantë…
Mbaj mend që një nga mësuesit e mi më ka thënë, se nuk ke se si ta ndryshosh jetën tënde, nëse nuk ndryshon diçka që e bën përditë. Mirëpo ne kemi këtë idenë që duam të ndryshojmë gjithçka, që duam të bëjmë një ndryshim drastik menjëherë, mundësisht në një ditë të vetme. Por, gjëja e duhur është t’i ndryshosh zakonet përditë për njëfarë kohe. Por cilat janë rregullat që duhet të ndjekësh përditë e që do të të çojnë drejt suksesit? Disa studime kanë treguar se duhet të realizosh hapat e mëposhtëm për të korrur sukses:

  1. Vendos objektiva përditë dhe realizoji ato. Me siguri edhe ti e bën të dielën totalisht pushim, sepse mendon se një javë e re të pret dhe të duhen energji të reja. Mirëpo personat e suksesshëm nuk njohin ditë pushimi. Ata vendosin nga një objektiv çdo ditë dhe e realizojnë atë.
  2. Dil nga zona jote e komfortit. Njerëzit e suksesshëm e sfidojnë përherë veten e tyre duke bërë gjërat që mendonin se nuk mund t’i bënin dhe duke kërkuar përherë mundësi për t’u vetëpërmirësuar. Sa kohë ke që nuk provon gjëra të reja? Po sikur të ndryshosh pak dhe të marrësh përsipër dhe gjëra që mendon se nuk i bën dot?
  3. Rrethoje veten me njerëz të zgjuar. Shumë persona të suksesshëm kanë pasur rreth vetes njerëz të besuar dhe e dinin se ekipi rreth vetes së tyreishte thelbësor për suksesin që kërkonin të arrinin. Bashkëpunimi apo marrëdhënia me të tjerët të ndihmon të mendosh ndryshe dhe ta sfidosh veten, apo dhe të të sfidojnë të tjerët. Ne bëhemi si mesatarja e pesë njerëzve me të cilët kalojmë më tepër kohë.
  4. Përfundoji punët. Është vënë re se kushdo e ka tendencën t’i shtyjë sa më shumë gjërat që do të bëjë, mirëpo ata që kanë korrur sukses, jo vetëm që i kanë mbyllur punët që planifikonin të bënin atë ditë, por përpiqeshin të bënin edhe gjëra, të cilat mendonin t’i mbyllnin ditët në vijim. Mos i shty punët që duhet të bësh për më vonë. Momenti i duhur është sot. Koha është flori, ndaj shfrytëzoje në maksimum.
  5. Refuzo të pranosh “Jo” si përgjigje. Mund të mos korrësh sukses që me herën e parë që e provon, por mos e bind veten sikur nuk vlen nga një “Jo” që të është dhënë si përgjigje. Një refuzim duhet të jetë një përgjigje që do të shtyjë të vetëpërmirësohesh. Mundohu më shumë. Jep më tepër nga vetja dhe përpiqu sërish për t’ia dalë mbanë.
  6. Mos ndalo asnjëherë së mësuari. Një nga aftësitë më të mëdha për secilin nga ne, është aftësia për të mësuar. Fatkeqësia më e madhe është se shumica prej nesh ndalojnë së mësuari, nga momenti kur mbyllin studimet e tyre. Gjëra të reja zbulohen. Shoqëria jonë është në zhvillim të vazhdueshëm në çdo fushë, ndaj është mirë të lexosh vazhdimisht. Ji një hap më para kolegëve të tu. Bëhu më i miri i fushës tënde. Lexo për të dalë në krye. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button