Nancy Bushrod, një skllave e emancipuar, kish ardhur të takonte Abraham Lincolnin shtatë orë përpara se ai të vritej. Rojet e tij po e dëbonin, kur Lincolni i mënjanoi dhe e ftoi zonjën Bushrod në zyrën e tij. Ajo i tha presidentit se i shoqi po luftonte në ushtrinë e Unionit, por për një arsye që nuk e dinte, ajo nuk e merrte më pagën e tij të ushtarit. Nuk mund të gjente punë, dhe tre fëmijët e saj ishin të uritur. Lincolni tha se do të kujdesej ai dhe i kërkoi të kthehej ditën tjetër. Ai e këshilloi gjithashtu që t’i dërgonte fëmijët në shkollë. Bushrod mbeti e habitur që Presidenti i SHBA e trajtoi aq mirë. Kur u kthye ditën tjetër, Lincolni ishte vrarë tashmë. Por një oficer policie u prek aq shumë nga historia e saj, saqë i gjeti një vend pune në Teatrin Ford, sipas një artikulli të vitit 1930 të Christian Herald. Bushrod e kujtoi gjithmonë këshillën e Lincolnit që të dërgonte fëmijët në shkollë. Ajo kurseu cdo qindarkë për të bërë që kjo të ndodhte. Njëri u rrit për t’u bërë ministër, ndërsa tjetri mësues. /Bota.al
1 minute read