Pas shumë vitesh me hipoteza, rindërtime dhe teza komplotiste, nga SHBA vjen një zbulim mbi ekzistencën e alienëve.
Ai që e ka bërë nuk është një njeri dosido, por këshilltari në largim i presidentit Barack Obama, John Podesta. Njeriu që ka punuar për shumë vite në krah të presidentit vendos të rrëfejë të vërtetën e tij në Twitter. “Duhet ta pranojmë që kemi takuar alienët”, ka shkruajtur këshilltari. Më tej ka shtuar se pendimi i tij më i madh në 2014 është që nuk ka qenë në gjendje të zbulojë të vërtetën për ekzistencën e UFO-ve. Po kështu në lidhje me ekzistencën e alienëve ai ka thënë se 2015 mund të jetë një vit kthese. Qeveria ndoshta do të pranojë jo vetëm që alienët ekzistojnë, por edhe që ka qenë në kontakt me ta prej shumë vitesh.
1 minute read