Horizonti.al

Kështu e krijoi Lui Pastër vaksinën që shpëton jetë!

pasterLui Pastër arriti suksesin e tij të parë tek njerëzit në 1885 me vaksinimin e një fëmije 9-vjeçar, Joseph Meister, i cili u paraqit në laboratorin e tij në Ecole Normale në Rue d’Ulm, Paris. Fëmija vinte nga Alsace dhe kishte kafshime të shumta e të thella. Ai mori 13 injeksione të homogjenizuara nga palca e kockave të lepurit (një çdo ditë) dhe mbijetoi. Tre muaj më vonë, Pastër përsëriti eksperimentin tek një bari i ri, Jean-Baptiste Jupille, kafshuar rëndë nga një qen i tërbuar.
Rezultatet premtuese të trajtimit të tij kundër tërbimit tek njerëzit, Pastër i paraqiti në Akademinë e Shkencave në Francë më 26 tetor 1885. Që atëherë, pacientët me kafshime nga kafshë të tërbuara u dyndën në laboratorin e Pastër.
Punimi që Pastër prezantoi në 1 mars 1886 në Akademinë e Shkencave paraqiste rezultatet e vaksinimit në 350 njerëz, sipas tyre kishte rezultuar vetëm një dështim, pasi trajtimi ishte aplikuar vonë, kur virusi mund të kishte arritur në sistemin nervor. Disa muaj më vonë Pastër raportoi rezultatet e 726 vaksinimeve.
Në takimin e paharrueshëm të datës 1 Mars 1886, Pastër shpalli se: “Profilaksia kundër tërbimit pas kafshimit është e justifikuar. Shkak ky, për krijimin e vaksinës kundër tërbimit”. Ai menjëherë bëri kërkesë për një fond ndërkombëtar. Falë suksesit kundër tërbimit të shtrirë në të gjithë botën dhurimet nuk vonuan. Si rezultat në 1887 erdhi krijimi i Institutit Pastër, dedikuar jo vetëm trajtimit kundër tërbimit por edhe studimeve shkencore të Pastër. Instituti Pastër hapi dyert në Nëntor 1888.

Leave a Reply

Back to top button