Bibla e Shenjtë është libri më i lexuar në botë. Ai është një burim frymëzimi për të gjithë dhe – çka është më interesante – një burim i mistikës dhe kodeve sekrete. Kjo listë rendit 10 numrat më domethënës në Bibël – numra që përmenden kohë pas kohe. Shumë njerëz mund t’i shpërfillin, por shumë të tjerë e cilësojnë ato si shumë të rëndësishme, dhe besoj se studimi i këtyre numrave mund të na ofrojë shumë njohuri shtesë për të ardhmen.
10. Një
Numri 1 është përdorur padyshim në të gjithë Biblën për të treguar vetëm një gjë, vetë Perëndinë. “Një Perëndi i vërtetë”. Urdherësa numër 1 thotë:”Ti nuk do të kesh perëndi të tjerë përveç meje”. Ligji i Përtërirë 6: 4:”Dëgjo, o Izrael: Zoti, Perëndia ynë, është i vetmi Zot”. Kjo ishte për t’u kujtuar hebrenjtë të kohës të mos adhuronin perëndi të shumta, si të gjithë qytetërimet rreth tyre. Njëshi është i mjaftueshëm.
Numerologjia duket të jetë më shumë sesa vetëm rastësi, kur kemi parasysh kapitullin dhe vargun, 6: 4. 6 plus 4 është e barabartë me 10. Ashtu si Perëndia është një, po kështu edhe Satanai është një njësi e vetme deri në librin e fundit. Sa herë që dikush gjendet i vetëm në shkretëtirë, qoftë ky Moisiu, Elia, Jezusi, nuk janë realisht vetëm, por janë në fakt, më afër se kurrë të vetmit, Perëndisë së vërtetë. Jezusi në fund u braktis dhe mbeti vetëm, dhe ai u jep porositë e fundit dishepujve të tij, dhe u kujton atyre se s’do të jetë vetëm, porse Ati do të jetë me të.
9. Njëzet e dy
Bibla përdor numrin 22 në një mënyrë më aritmetike se sa shumica e numrave. Konsideroni që forma e përsosur të jetë një rreth. Njëzet e dy pjestuar me 7 është një përafrim i mirë i pi-së, i cili është raporti i perimetrit të një rrethi ndaj diametrit të saj. Nga letra e parë, Romakëve, deri në fund ka 22 libra. Kjo lidhet me atë që njihet si Ligji Burimor.
Bibla mund të ndahet në tre seksione me 22 libra secili (edhe pse në Biblat protestante janë hequr 7 libra nga kanonet e tyre). E pari përbëhet nga Zanafilla tek Kënga e Solomonit, e dyti nga Isaia tek Veprat, dhe e treti nga Romakët tek Zbulesa. I pari mund të mendohet si përfaqësues i Atit, i dyti i të Birit, dhe e treti i Shpirtit të Shenjtë.
Alfabeti hebraik ka 22 shkronja. Zbulesa përfundon të gjithë Biblën në kapitullin XXII. Nëse shtohet epoka e Patriarkëve, siç thuhet në Bibël, atëherë viti i lindjes së Abrahamit ishte 2167 Para Krishtit. Prej atëherë deri në vitin 33 të vdekjes së Jezusit, është saktësisht 2200 vjet. Jezusi citon hapjen e Psalmit 22, ndërsa gjendet në agoni në kryq, “Zoti im, Zoti im, përse më ke braktisur?” Kronologjiae njerëzve nga Adami tek Jakobi numëron 22 emra. Jeroboami mbretëroi për 22 vjet.
8. Dyzet
Bibla përdor numrin 40 për të treguar përfundimin e përmbushjes. Ai është përdorur 146 herë në dyja Dhjatat. Dyzeta është numri tradicional hebraik për kohëzgjatjen e gjykimit të çdo lloji, kur kohët janë të vështira dhe testohet besimi i një personi. Kështu bijtë e Izraelit u skllavëruan nga faraonët egjiptianë për 400 vjet, 10 herë 40. Perëndia i detyroi ata të enden në shkretëtirën e Sinaitpër 40 vjet me rradhë si ndëshkim për mosbesimin e tyre.
Termi “mëkat” nuk dëshmon mëkatshmërinë, por është fjala hebraike për Zotin sumer të Hënës, nga i cili rrjedh emri “Sinai”. Moisiu ishte 3 herë nga 40 vjeç, kur ai vdiq, në moshën 120-vjeçare. Ai kaloi 40 ditë në malin Sinai për të marrë Ligjin e Perëndisë, dhe një tjetër përiudhë 40 ditore në mal pas mëkatit të izraelitëve me adhurimin e viçit të artë.
Profesti Elia, rreth 300 vjet më vonë, kaloi 40 ditë në të njëjtin mal duke adhuruar Zotin.
Ka shumë referenca për “40 ditët dhe 40 netët” në të gjithë Biblën. Më të njohura janë 40 ditët dhe netët e reshjeve që shkaktuan përmbytjen e Noas. Gjatë kësaj kohe, e tërë bota u përmbyt në një thellësi prej rreth 5 metrash mbi malet më të larta. U deshën plot 375 ditë që uji të tërhiqej. Jezusi agjëroi për rreth 40 ditë në shkretëtirë para se të tundohej nga Satanai.
Ai mbeti në Tokë për 40 ditë pas Ringjalljes së tij, duke iu paraqitur Apostujve dhe i mësuar ata para se të ngjitej në qiell. Në kohën e Ngjitjes së tij, në Tokë ka pasur rreth 120 të krishterë, ose 40 herë 3. Pikërisht rreth 40 vjet nga Ngjitja së Jezusit në Qiell ndodhi shkatërrimi i Jeruzalemit në vitin 70 Pas Krishtit nga ana e romakëve. Në dorëshkrimin origjinal grek, sikurse është regjistruar në Kodikët e Sinait dhe Vatikanit, dorëshkrimet më të vjetra të plota të Dhjatës së re (vitet 200-250 Pas Krishtit), Jezusi përdor fjalën “përmbush” në një variant apo tjetër 40 herë në të gjithë Ungjillin.
7. Dymbëdhjetë
Ky numër dëshmon një farë totaliteti. Shembujt më të qartë janë 12 fiset e Izraelit, fakt i përmendur shumë herë në të gjithë Biblën. Zbulesa përfshin përdorime të shumta të këij numri. Pasi të fillojë Mundimi, të krishterët do të rrëmbehen në qiell për t’u kursyer nga tmerret që do të ndodhin në tokë. 144.000 persona, 12.000 nga çdo fis i Izraelit, do të konvertohen në të krishterë dhe vdesin si martirë nën mbretërimin e Antikrishtit.
Jeruzalemi i Ri, qytet i Qiellit, është përshkruar se ka mure të trasha 144 kubikë, simbolike prej 12 fiset dhe 12 Apostujt. Themelet e mureve janë bërë me 12 gurë të çmuar. Qyteti është në formë katrore, me mure 12.000 stadia të gjatë, të gjerë dhe të lartë (1 stadia 1.4 milje). Ka 3 porta në çdo anë, 12 gjithsej. Ato janë prodhuar prej perlave te vëçanta, duke na dhënë shprehjen “portat e perlave”.
Në brendësi, Pema e Jetës jep 12 lloje të ndryshme frutash. Profeti Daniel që ishte i shqetësuar me ditët e fundit të botës, ka 12 kapituj me profeci. Danieli 12:12 thotë:”I bekuar është ai që pret dhe arrin fundin e 1.335 ditëve”. 1+3+3+5 është e barabartë me 12. Kur Jezusi ushqeu 5 mijë njerëz, dishepujt e tij kishin me vete vetëm 12 shporta me ushqime.
6. Katër
Katër kalorësit kanë shumë të përbashkëta me numrat 4, 3, dhe 10. Ata të gjithë të tregojnë përfundimin e disa fateve. Dymbëdhjetë fiset e Izraelit, prejardhja e Jezusit nga Judat, fisi i katërt në Izrael. Janë 4 profetët kryesore në shkrime, Isaia, Jeremia, Ezekieli dhe Danieli. Ndërkohë janë edhe 12 profetë të vegjel ose 4 herë 3:pra tre mënyra të ndryshme për të treguar tërësinë e profecive. Këta janë kalorësit e Apokalipsit në Dhjatën e Vjetër. Katër engjëj që qëndrojnë në gatishmëri në të katër cepat e Tokës. Katër janë ungjijtë, 4 bishat tek Ezekieli, Danieli dhe Zbulesa.
Po katër janë pikat në Kryq, çka është më e rëndësishme se sa ju mund të mendoni, përderisa kryqi tipik i kohës ishte ose një tra që vendosej vertikalisht, i quajti kryqi në formë T-je. Fjala “t” ishte i panevojshme deri kur u desh diçka e nevojshme për t’u shtuar mbi kokat e të dënuarve, dhe pankarta të tilla qenë të nevojshme vetëm për ekzekutimin e njerëzve të famshëm.
5. Dhjetë
Janë të shumta rastet kur shfaqet numri 10 në Bibël. Përveç Dhjetë Urdhëresave, ekzistojnë 603 urdhëresa të tjera, për një total prej 613. 6+1+3 është e barabartë me 10. Dhjeta është një numër psikologjikisht i kënaqshëm. Ne nuk e vrasim shumë mendjen për listat me 9 elementë, ashtu sikur veprojme me listat dhjetëshe. Ne kemi 10 shtojca në skajet e duarve dhe këmbëve tona. Kështu që është e natyrshme që 10-a të jetë një numër i rëndësishëm në të gjithë Biblën.
Ajo tregon kompletimin, ashtu si 4, 12, 3, dhe 40. Noa ishte Patriarku i 10 para përmbytjes. Gjoni 03:16 është teza e të gjithë Biblës. Është imazhi-pasqyrë i numrit të ligjeve në Dhjatën e Vjetër, dhe kësisoj shifrat e saj shtohen deri në 10.
Perëndia premtoi të mos shkatërrojë Sodomën dhe Gomorën, nëse mund të gjendenin qoftë edhe vetëm 10 njerëz të drejtë në ato qytete. Jezusi kreu në total 37 mrekulli në të gjithë Ungjijtë. 3+ 7 është i barabartë me 10. Në greqishten origjinale, ai thotë disa variante të fjalës “përmbushje” 10 herë në çdo Ungjill. Ai citon Ligjin e Përtërirë më shumë se në çdo libër tjetër të Dhjatës së Vjetër, 46 herë. 4 +6 është e barabartë me 10.
4. Gjashtë
Bibla përdor numrin 6 për të treguar papërsosmërinë. Java e punës është 6 ditë e gjatë, por mungon diçka derisa Perëndia vendosi të vërë mënjanë një ditë tjetër, në të cilën nuk ka punë është për t’u bërë, por pushimi duhet të merret për nder të Perëndisë që pushoi vetë pas punës së tij të madhe. Numri më i njohur në Bibël është natyrisht 666, që simbolizon Trininë e Pashenjtë. Satanai është i vetëm deri në ngjarjet e Zbulesës.
Ai është antiteza e Shpirtit të Shenjtë, dhe jo Zotit, pasi është fryma e Satanit të kontrollon të dyja kafshët. Njëra është Antikrishti, e cila është antiteza e Perëndisë, dhe tjetra është Profeti i Rremë, antiteza e Jezusit. Ndërsa secili prej këtyre subjekteve është i papërsosur, ai përfaqësohet nga numri 6, në një kohë që Trinia e Shenjtë përfaqësohet me numrin 777. Është interesante të theksohet se Bibla e Mbretit Xhejms përmban 66 libra, sikur të mos qe e plotë.
3. Tre
Është sigurisht është numri i Trinisë, dhe tregon një tërësi, por ky numër duket gjithashtu se tregon një shenjtëri të brendshme. Nga 12 apostujt, Jezusi donte 3 prej tyre më shumë se pjesa tjetër. Ata ishin Pjetri, dhe vëllezërit Gjoni dhe Jakovi. Është e kuptueshme se për shkak se ata kishin besim të fortë tek Jezusi, ai i pëlqente ata më shumë se 9 të tjerët.
Ata u lejuan të dëshmojnë Shpërfytyrimin e tij, një tjetër shembull i numrit 3: ai papritmas ndali së foluri me rrobat e shndritshme të bardha me Moisiun dhe Elian. Samueli thërritet nga Zoti 3 herë para se ai të kuptojë dhe përgjigjet. Satanai tundon Jezusin 3 herë, para se të heqë dorë. Toka u krijua në ditën e 3 të krijimit. Afishja në kryq ishte shkruar në 3 gjuhë.
Jezusi ringjalli 3 njerëz të vdekur, “’ Llazarin, birin e një vejushe, dhe të bijën e një burri të quajtur Jairus”. Edhe pse Bibla nuk thotë se nga sa fshikullime vuajti Jezusi, Ligji i Moisiut kërkon 40 minus 1. Dyzet goditje cilësoheshin të mjaftueshme për të vrarë një njeri, kështu që 1 goditje u zbrit. 3 +9 është e barabartë me 12; 3 herë 9 e barabartë me 27. 3 në katror është 9. 39 është edhe numri i librave në Dhjatën e Vjetër.
Në Bibël përmenden 3 engjëjt:Mikael, Gabriel, dhe Lucifer. Jezusi ishte rreth 33 vjeç kur vdiq. Ai u ngrit në kryq në orën e tretë të ditës, dhe gjithçka zgjati deri në orën 9. Ai u ngjall së vdekuri ditën e tretë, po aq kohë sa Jonai qëndroi në barkun e peshkut të madh. Jezusi ra nën kryq 3 herë në Via Dolorosa.
2. Shtatë
Bibla e përdor numrin 7 për të treguar përsosmërinë, dhe 7 dhe 14 janë të pandara nga njëra-tjetra. Tek Zbulesa thuhet se Perëndia ka 7 shpitra, që përshkruhen si 7 llamba. Shtatë shandanë (menorah) të vendosur në Tabernakull tek Eksodi dhe Ligji i Përtërirë, janë një homazh ndaj Perëndisë së “Shtatë shpirtrave”.
Noa udhëzoi kafshët e pastra të hipnin në arkë, në grupe me 7 çifte për çdo specie. Kafshët e ndotura u shpëtuan nga vetëm një çift secili. Xhoshua i udhëhoqi izraelitët, me Arkën, 7 herë përreth lumit Xheriko. “Gjon Pagëzori” është mënyra sesi Mateu iu referua njeriut që në përgjithësi cilësohet të jetë i fundmi nga profetët e Dhiatës së Vjetër, i cili predikon në bazë të ligjit të Moisiut dhe parashikon ardhjen e Mesisë.
“Gjon Pagëzori” në gjuhën angleze ka 14 shkronja, e cila është 2 herë 7. “Jezu Krishti” ka 14 gërma. Katër bishat, të cilat Ezekieli i identifikon si Kerubinët përmenden 3 herë në Bibël. 4 + 3 është e barabartë me 7. Ezekieli sheh 4 krahë dhe 4 fytyra në çdo kafshë. 4 herë 4 herë 4 është e barabartë me 64, dhe kafshët futen tek Zbulesa në kapitullin 4, vargu 6, numri 64 i përmbysur. Zbulesa përshkruan se kafshët kanë nga 6 krahë secili. 6+4 është e barabartë me 10. Zbulesa është shkruar dhe dërguar në 7 kishat kryesore të Azisë së Vogël.
Mundimi do të zgjasë 7 vjet. Kur Jezuzi ushqen 4 mijë njerëz, Dishepujt e tij kishin me vete vetëm 7 shporta me ushqime. Ai e ushqen atë turmë me 7 bukë dhe disa peshq. Jezusi kreu plot 37 mrrekulli. Edhe pse mund të duket mjaft e sajuar, është për t’u marrë parasysh se Jezusi mendohet se ka vuajtur nga 5 plagë në kryq:dy gozhdët në duart e tij, një tek këmbët, kurora me ferra, dhe shtiza në njërën anë të kraharorit; ndërkohë, ai mund të ketë vuajtur nga plot 7 plagë:dy duart, kurora me gjemba, shtiza, vetërrahja me kamzhik, dhe të dyja këmbët. Këmbët qenë gozhduar veçmas kryqit tek kockat e thembrës, pasi ato mbanin peshën e viktimës mbi gozhdë. Një gozhdë e vetme në majat e këmbëve nuk do të mundte. Bibla e Mbretit Xhejms përmban 31.102 vargje. 3+1 +1+2 është e barabartë me 7. Por nuk ka 777.777 fjalë në këtë bibël (a nuk do qe befasuese?), por diçka e përafërt, 774.746.
1. Njëzet e një
Profecia e Isaisë për ardhjen e Mesisë bëhet e qartë në kapitullin 7, vargu 14:”Ja një virgjëreshë do të mbetet me barrë, dhe do të lindë një fëmijë”.14 është 2 herë 7, dhe shuma e të dyjave është 21. Janë plot 14 breza nga Abrahami deri te Davidi, 14 breza të tjerë nga Davidi deri tek internimi i hebrenjve nga ana e babilonasve, dhe 14 breza deri tek Jezusi.
Këto gjenerata janë hyjnizuar 3 herë, kështu 3 grupe me nga 14 bëjnë 42, 2-fishi i 21. Janë 21 kapitujt në Ungjillin e Gjonit. Janë 3 letra të këtij të fundit respektivisht në kapitujt 5 dhe 1, dhe 1. 5 +1+ 1 është e barabartë me 7, herë 3 letra e barabartë me 21. Tek Zbulesa, që besohet nga shumë njerëz se është shkruar nga vetë Gjoni, përshkruan 3 akte të zemërimit të Perëndisë, 7 vulat e para, pastaj 7 bori, dhe 7 kupa zemërimi.
7 herë 3 është barabartë me 21. Termat “Zoti” ose “Perëndia” shfaqen në Biblën e Mbretit Xhejms në një një total prej 10.875 herësh. 1+ 8 +7+5 është e barabartë 21. Zbulesa përmban 22 kapituj, dhe kapitulli i fundit nuk përmban asnjë formë dhune. Janë pasojat absolute përfundimtare të çdo gjëje, që përshkruajnë vetëm përsosjen e jetës në Jeruzalemin e Ri, Parajsën në Tokë, me Perëndinë dhe Jezusin që rrezatojnë mbi frone në qendër të qytetit, ku s’ka më vdekje dhe dhimbje.
Kështu, 21 kapitujt e mëparshëm mund të shihen si tërësia e gjykimit të Perëndisë ndaj njerëzve të këqij, dhe dënimin dhe shkatërrimin e të keqes, të pasuar nga numri 1, një kapitulli i vetëm i gjithi më vete, “një fillim të ri”. Kapitulli 22 përfundon në vargun e 21, “Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju të gjithë. Amen”. 2 + 2 +2 +1 është e barabartë me 7. / Bota.al