Analiza

Këta janë premtimet që ka bërë Tsiprasi dhe Syriza

ALEXIS TSIPRAS AT THE POLLING STATION - ATHENS

Alexis Tsipras e paraqiti programin e tij ekonomik në shtator të vitit që kaloi, gjatë Panairit Ndërkombëtar të Selanikut, ngjarja më e rëndësishme ekonomike në Greqi.
Plani i tij për rindërtimin e vendit bazohet në katër kollona kryesore: fundi i krizës humanitare në Greqi, rmi i ekonomisë, rilancimi i punësimit dhe reforma e sistemit politik. Angazhimi i tij kryesor është shkurtimi i borxhit publik grek, jo vetëm një pjesë e interesave, me qëllim që të bëhet i përballueshëm. Sigurisht që kjo parashikon një negociim (por jo me Trojkën, duke parë që Memorandumi duhet “grisur”): është thënë se mund të ketë një konferencë ndërkombëtare me kredidhënësit mbi modelin e asaj që u arrit në vitin 1953,,,,, kur u anulua borxhi i Gjermanisë së pasluftës.
Me krizën humanitare, domethënë varfërinë që ka goditur shumë grekë, është e lidhur mbi të gjitha një ndërhyrje në taksa, që janë bërë tashmë një peshë e papërballueshme për shumë familje helene. Qeveria e Syrizas ka ndërmend të shfuqizojë të urryerën taksë mbi banesën si dhe të ngrejë në 12 mijë pragun e përjashtimit fiskal. Shteti grek denoncon një evazion fiskal prej 68 miliardësh: 20 prej këtyre do të merren në harkun e shtatë viteve me luftën ndaj evazorëve, mbi të gjitha ata që i përkasin klasave më të kamura. Kjo masë do të fuste 3 miliardë euro në arkat e shtetit që vitin e parë, sipas parashikimeve. Shtresat më të dobëta sociale do të përfitonin energjinë elektrike pjesërisht falas si dhe mbështetje për ushqimet. Do të ketë rikthim të pagës së trembëdhjetë, asistencë mjekësore falas për të papunët dhe ata që nuk kanë policë sigurimesh, abone falas për transportin për të papunët.
Për papunësinë është parashikuar një plan 2-vjecar prej 5 miliarde Eurosh, të financuar nga fondet e BE, për të krijuar punësim, duke stimuluar mbi të gjitha industritë e vogla dhe të mesme me një vizion etik për ekonominë dhe të krijuar nga të rinjtë. Do të shfuqizohen ligjet që sot lejojnë largimin e kollajtë nga puna dhe largimin në masë nga ana e kompanive.  Syriza ka premtuar që një prej masave të para do të jetë rritja e pagës minimale në 751 Euro, nga 450 që është sot. Premtime ambiciozë. Do të duhet të shohim nëse do të mbahen.
Bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close