Bota

Këto janë dhjetë kombet më paqedashëse në botë…

Screen Shot 2016-05-03 at 07.08.46Nga viti 2007 Global Peace Index boton renditjen e kombeve dhe rajoneve më paqedashëse në botë. Edhe pse mund të thuhet se bota nga dita në ditë po bëhet gjithnjë e më luftëdashëse, këto dhjetë vende shquhen për mungesën e agresivitetit.

Danimarka

Danimarka gjendet në kreun e listës për faktin se përfaqëson njërin nga vendet më të sigurta të botës për jetën e njeriut. Edhe pse Kopenhageni, një kohë të gjatë ka qenë nën pushtimin nazist, vendi, që pas Luftës së Dytë nuk është përfshirë në konflikt. Banorët e Danimarkës më shumë fokusohen në përparimin ekonomik, se sa në përfshirjen në konflikte të armatosura. Veç kësaj, ata janë shumë të prirur për paqe, të hapur dhe të gatshëm për të ndihmuar të tjerët.

Norvegjia

Norvegjia, sipas GPI-së është njëri nga vendet më të sigurta në botë për jetën, shtet në të cilin të drejtat e njeriut janë në nivelin më të lartë, dhe qeveria ka paqen, si prioritet të parë të sajin.

Singapori

Si anëtar aktiv i bashkësisë ndërkombëtare, dhe në radhë parë si komb i vogël, Singapori nuk do të ketë probleme paqësore. Që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1965, Singapori ka punuar në zhvillimin e marrëdhënieve të mira të fqinjësisë, por edhe në rritjen e stabilitetit ekonomik dhe të pavarësisë energjetike.

Sllovenia

Sllovenët gjenden në majë të listës së vendeve më të sigurta në botë. Sipas shkallës së krimit të organizuar, pranisë së dhunës dhe në konflikte të jashtme, Sllovenia është anëtare e OKB-së e pozicionuar lartë, për sigurinë që u ofron qytetarëve të saj.

Suedia

Njëri nga vendet më të bukur të Skandinavisë, Suedia, edhe pse bën pjesë ndër vendet që më së shumti eksporton armë në Evropë, ka shkallë të ultë vjedhjesh dhe plaçkitjesh. Suedia nuk ka marrë pjesë në asnjë konflikt prej dy dekadash.

Islanda

Islanda gjithmonë ka qëndruar larg konflikteve të mëdha. Edhe pse para dy vjetësh bankat e këtij vendi patën kolaps financiar, gjendja në vend mbeti krejtësisht e qetë.

Belgjika

Ky shtet është anëtar i BE-së dhe i NATO-s. Pavarësisht kësaj, Belgjika shumë pak ka qenë e përfshirë në konflikte. Me shumë qytete mesjetare, ky vend është parajsë për turistët.

Çekia

Që nga lirimi prej influencës së Bashkimit Sovjetik dhe që nga ndarja nga Sllovakia, Çekia punon për zhvillim ekonomik dhe qëndrueshmëri paqeje.

Zvicra

E njohur për djathin, orët, bankat dhe thikat, Zvicra është shtet shumë i qëndrueshëm me shkallë shumë të ultë konfliktesh dhe krimi në Evropë.

Japonia

Që nga Lufta e Dytë Botërore, Japonia nuk ka hyrë në konflikte dhe shkalla e kriminalitetit ka arritur në minimum.

/www.koha.net

Leave a Reply

Back to top button