Zodiak

Këto janë dy shenjat më me fat për sot, e hënë 15 tetor 2018

Ja dy shenjat më me fat për sot:

DASHI

Falë Hënës që do ndikojë fuqishëm sot do mund të gjeni ekuilibrin dhe do i bëni edhe të tjerët të ndihen sa më mirë. Ju të dashuruarit do keni një marrëdhënie të adhurueshme me partnerin dhe do bëni çdo gjë që të ndiheni përherë të lumtur.  Do ndani edhe disa sekrete familjarë e do ndiheni më të qetë. Ju beqarët do i lini gjërat të rrjedhin natyrshëm dhe do i mbani hapur portat e zemrës. Mbase mund të ketë edhe diçka interesante në mbrëmje. Në punë do ndiheni shpesh nën presion dhe do ju duket sikur mezi do ja dilni mbanë. Nuk do i arrini dot të gjitha objektivat. Mërkuri do ju bëjë të logjikshëm me shpenzimet dhe gjendja do jetë e mirë.

PESHQIT

Gjatë kësaj dite do dini të ruani distancat e duhura dhe do mobilizoni energjitë për të arritur atje ku doni. Ju të dashuruarit nuk do keni nevojë të flisni gjatë me partnerin për t’u kuptuar pasi mund te merreni vesh edhe vetëm me shikime. Marrëdhënia mes jush do jetë e shkëlqyer. Edhe ju beqarët do jeni me humor të mirë dhe do flirtoni me disa person, të cilët në fakt kanë kohë që ju vështrojnë. Në punë do i merrni gjërat disi me frikë, por në fakt do jeni të pandalshëm. Askush nuk do mundet t’iu pengojë dhe do arrini rezultatet e menduara. Buxheti do jetë i mirë, por kjo nuk do të thotë që ju të shpenzoni me sy mbyllur për çdo gjë.

 

Leave a Reply

Back to top button