MagazineMuzike

Këto janë mesazhet satanike që përcjell Led Zeppelin

Në qoftë se luani këngën e famshme të themeluesve të Rock ‘n Rollit “Stairway to Heaven” mbrapsht, do të dëgjoni mesazhe që do t’ju bëjnë të dyshoni simpatinë që keni për këtë grup.

Hipoteza: Pastori që predikonte përmes televizionit , Paul Crouch, bëri akuzën më të përfolur të 1982, i cili pretendonte se pjesë të teksit nga kënga më e famshme e  Led Zeppelin, të kthyera mbrapsht, fshihnin mesazhe adhurimi për djallin. Segmente si: “bustle in your hedgerow” thonë kështu:  “Here’s to my sweet Satan/The one whose little path would make me sad, whose power is Satan/He will give those with him 666/There was a little toolshed where he made us su­ffer, sad Satan.”

E vërteta: Kjo pjesë e “Stairway to Heaven” nuk tingëllon e ngjashme me interpretimin e Crouch-it nëse luhet mbrapsht, por është vetëm një rastësi e çuditshme. “Kush do të kishte menduar ndonjëherë ta bënte këtë?” tha Robert Plant  për akuzat që iu ngritën për Satanizëm. “Duhet të keni shumë kohë të lirë në jetën tuaj për të menduar këto, pastaj supozoni se dhe njerëzit e tjerë do të mereshin me diçka të tillë.”/Bota.al

Leave a Reply

Back to top button