Dashi
Dashit i pëlqen të komandojë, t’u paraprijë të tjerëve. Ama jo gjithmonë sillen në mënyrën e duhur, gjë qëmund t’i bëjë të pendohen më vonë për çfarë kanë bërë apo kanë thënë. Janë shenjë gjaknxehtë dhe kjo cilësi është pjesë e karakterit të tyre. Duan që gjithçka të bëhet sa më parë, pavarësisht rrethanave. Mirëpo, gjaknxehtësia ndonjëherë e shtyn Dashin të marrë vendime të nxituara, për të cilat pendohet mëvonë.
Shigjetari
Shigjetari e ndjen të nevojshme të ndryshojë në çdo moment dhe nëse kjo gjë nuk bëhet e mundur, acarohen shpejt. Kanë objektiva të qarta në jetë, afatshkurtër dhe afatgjatë dhe pëlqejnë t’i realizojnë ato. Problemi është se nuk e mendojnë mirë mënyrën se si t’i realizojnë planet që kanë, gjë që sjell me vete probleme në arritjen e objektivave. Kjo gjë më vonë i bën të ndihen fajtor dhe të sillen në mënyrë tëashpër me të tjerët. Është koha që Shigjetari të mendojë se çfarë dëshiron, por edhe ta mendojë se si ta realizojë atë që dëshiron.
Peshqit
Peshqit tregojnë aftësi shumë të mira përshtatjeje me ambientin, por kjo aftësi i bën ndonjëherë të ndjekin rrjedhën e turmës, pa e menduar mirë se çfarë dhe ku dëshirojnë të arrijnë. U besojnë shumë të tjerëve dhe bëjnë shumë për tapasi duan të pëlqehen prej të tjerëve. Mirëpo kur dikush i zhgënjen, keni për ta parë njëperson të shenjës së Peshqve “të shpërthejë”. Janë njerëz shumë impulsive dhe ndonjëherë i ofendojnëpersonat përreth në nerva e sipër. Kjo gjë sigurisht që sjell me vete pasoja negative dhe antipati për Peshqit.