Krimet kibernetike po zënë titujt kryesor në media këto ditë, por ende grupet e mëdha kriminale i kanë shumicën e të ardhurave nga droga, seksi dhe zhvatja. Vetëm në SHBA nga shitja e kokainës sigurohen çdo vit 34 miliardë dollarë.
Por, cilat janë grupet më të mëdha kriminale në botë dhe nga i kanë të ardhurat? Të ardhurat e grupeve të organizuara kriminale janë të vështira të përllogariten pasi ato vazhdimisht shpenzojnë shuma të mëdha për të fshehur pasurinë. Ja cilat janë pesë grupet më të mëdha në botë:
1. Yamaguchi Gumi – 80 miliardë dollarë të ardhura
Grupi më i madh kriminal në vend quhet Yamaguchi Gumi, që në Japoni quhet ndryshe “Yakuza” që do të thotë “mafia”. Ky grupi i ka të ardhurat nga trafiku i drogës si dhe burime të tjera, sipas Hiromitsu Suganuma, ish-shef i policisë në Japoni. Të burimet e tjera të të ardhurave janë lojërat e fatit dhe zhvatja. Yakuza është krijuar qindra vite më parë dhe sipas Dennis Mçarthy, autor i “An Economic History of Organized Crime” dhe është një nga grupet më të centralizuara në botë. Ndërsa grupet e tjera në Azinë Lindore janë të formuara nga lidhjet familjare, Yakuza ka një “hierarki të hollësishme”, transmeton shekulli.
2. Solntsevskaya Bratva – 8.5 miliardë dollarë të ardhura
Grupet mafioze ruse ndryshe nga Yakuza ka një strukturë tjerë sipas Frederico Vares, profesor kriminalistike në Universitetin e Oksfordit dhe ekspert për grupet ndërkombëtare kriminale. Solntsevskaya Bratva është një grup i decentralizuar dhe grupi është i përbërë nga 10 “brigada” pothuajse-autonome dhe veprojnë në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. Të ardhurat e grupit mbikëqyrën nga një këshill me 12 persona që “takohen rregullisht në pjesë të ndryshme të botës”. Grupi përllogaritet se ka rreth 9 mijë anëtarë dhe buka dhe djathi i tyre është droga dhe trafikimi i njerëzve. Ky grup rus merret me trafikimin e heroinës me origjinë nga Afganistani.
3. Camorra – 4.9 miliardë dollarë të ardhura
Ndërsa mafia italo-amerikane është dobësuar dekadat e fundit nga forcimi i ligjit, mafia italiane në vendin e origjinës vazhdon të mbetet e fortë. Pavarësisht përpjekjeve prej disa vitesh të qytetarëve, gazetarëve dhe zyrtarëve të qeverisë, qeveritë lokale në Itali mbeten të lidhura me grupet mafioze. Sipas një studimi të Universitetit Katolika përllogaritet se aktiviteti mafioz gjeneron 33 miliardë dollarë të ardhura, shumica ndahet mes katër grupeve më të mëdha mafioze në Itali. Camorra është më e suksesshmja, me rreth 4.9 miliardë dollarë të ardhura në vit nga shfrytëzimi seksual, trafikimi i armëve të zjarrit, droga, falsifikimet, lojërat e fatit dhe zhvatja. Me bazë në Napoli, grupi ka nisur aktivitetin që në shekullin e 19-të, kur u formua fillimisht nga një bandë në burg.
4. Ndrangheta – 4.5 miliardë dollarë të ardhura
Me bazë në Kalabri, Ndrangheta është grupi i dytë mafioz në Itali sa i takon të ardhurave. Të ardhurat ajo i siguron nga aktivitete të paligjshme, ku një pjesë të madhe zë trafikimi i kokainës me lidhje që ka në vendet e Amerikës Jugore duke kontrolluar kështu tregun transatlantik që furnizon Evropën.
5. Sinaloa – 3 miliardë dollarë të ardhura
Ky është grupi meksikan që ka terrorizua popullatën në Meksikë. Karteli i Sinaloa-s është ndërmjetësi me prodhuesve të drogës në Amerikën Latine dhe tregun Amerikan. Ndërsa zyra për Politikat e Kontrollit të Drogës në Shtëpinë e Bardhë përllogarite se amerikanë shpenzojnë 100 miliardë dollarë çdo vit për drogërat ilegale, 6.5 miliardë dollarë nga këto shkojnë për kartelet meksikane. Me 60% të tregut, Sinaloa ka rreth 3 miliardë dollarë të ardhura për vit. Pavarësisht se lideri i saj u arrestua në shkurt, karteli ka shmangur gjakderdhjen.