Kuriozitete

KGB u shkruante letra të çmendura gazetave amerikane

hooverSeria: Kur komplotet i bëjnë qeveritë
Dihet që KGB organizoi një fushatë masive disinformimi që synonte të bindte njerëzit se SHBA ishte përgjegjëse për krijimin e SIDA-s në një laborator. Por kjo ishte vetëm maja e ajsbergut. Po gjithë ato teori të çmendura komploti, për të cilat nejrëzit mendojnë se fajtore është CIA? Të gjithë gjasat janë që të ketë patur një përfshirje të KGB sovjetikë në përhapjen e tyre.
Disa prej tyre përfshijnë pretendimet që John F. Kennedy dhe Martin Luther Kingu u vranë nga qeveria, apo zërat që J. Edgar Hoover ishte trasvestit. Fushata e tyre që kishte në qendër Martin Luther Kingun ishte veçanërisht e ligë, duke qenë se KGB e urrente Kingun sa kohë që ky ishte gjallë, madje kishte bërë shumë përpjekje për të përhapur zërat që ai ishte në fat një agjent i qeverisë.
Duke qenë se të gjitha janë teori shumë popullore edhe sot, mund të jeni të falur nëse mendoni se KGB ishte një makinë thashethemesh e vajisur mirë. Por e vërteta është që, të paktën në SHBA, teoritë në pjesën më të madhe përhapeshin edhe vetë – përpjekjet e KGB për të kuptuar publikun amerikan do të bënin këdo të qeshte me të madhe. Duke qenë se u mungonte një rrjet i madh agjentësh, ata mjaftoheshin duke dërguar letra të çmendura në redaksitë e gazetave amerikane.
Për shembull, në vitet shtatëdhjetë agjencia caktoi disa prej falsifikuesve të saj më të mirë që të sajonte letra nga lidershipi i Ku Klux KLanit drejtuar gazetave më të mëdha amerikane. Në letra thuhej se J. Edgar Hoover e kishte kthyer FBI-në në një “strofull pederastësh” dhe se ai po planifikonte që të infiltronte miqtë e tij homoseksualë edhe në CIA. Falsifikimet ishin pa të meta – në fakt u punua shumë për to – dhe askush nuk e kuptoi që në fakt nuk ishin dërguar prej udhëheqësve të Ku Klux KLan, deri kur u hapën arkivat e KGB pas viteve 1990. Por, nga ana tjetër ato nuk u botuan asnjëherë, sepse cila lloj gazete do i merrte seriozisht dhe do i botonte letra të tilla nga KKK?

Leave a Reply

Back to top button